Një dekadë në krye të LDK-së, fundi i epokës së Isa Mustafës

Një dekadë në krye të LDK-së, fundi i epokës së Isa Mustafës

1613401702_isamustafa.jpg

Pas më shumë se 10 vitesh në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është dorëhequr nga ky post duke e lënë partinë të dalë nga zgjedhjet me humbjen më të thellë në historinë e saj.

Isa Mustafa nuk ka pritur shumë gjatë për të dorëzuar dorëheqjen nga pozita e njeriut më të rëndësishëm në LDK, post ky që e mbajti më shumë se një dekadë.

Nga partia më e votuar në Kosovë, LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç se është radhitur e treta, po ashtu ka dalë me një humbje të thellë e diferencë të madhe nga subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa ishte zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike në vitin 2010-të. Ai në atë kohë mbante postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, derisa kishte garuar në Kuvendin e shtatë zgjedhor të Lidhjes Demokratike kundër Fatmir Sejdiut duke fituar kështu me 234 vota.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së kishte zgjedhur Isa Mustafën për herë të dytë kryetar të partisë në vitin 2015-të.

Saktësisht më 31 maj të vitit 2015-të, Isa Mustafa kishte marrë besimin e shumicës së delegatëve të Kuvendit zgjedhor, me vetëm 2 vota kundër nga 350 sish.

Zgjedhja e Mustafës atëkohë edhe për edhe një mandat të kryetarit të LDK-së ishte bërë me aklamacion dhe vetëm me kandidaturën e tij, ndërkohë që delegatët e LDK-së nuk e kishin aprovuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të kësaj partie, duke i dhënë asaj vetëm 62 vota.

Në vitin 2019-të, Mustafa ishte zgjedhur në krye të këtij subjekti për herë të tretë, pasi që paraprakisht delegatët nuk kishin votuar që Fatmir Sejdiu të ishte kundërkandidat i tij.

Në kuvendin e 9-të zgjedhor ai kishte marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. Procesi i Kuvendit Zgjedhor ndërkaq ishte mbajtur me dyer të mbyllura për publikun.

Ish-kryetari i Prishtinës që ka udhëhequr për një kohë të gjatë në këtë subjekt e ka parë LDK-në të dalë nga rezultate të ndryshme prej zgjedhjeve të përgjithshme e komunale.

Në vitin e parë sa ishte në krye të LDK-së Isa Mustafa, ky subjekt kishte dalë i dyti nga zgjedhjet e jashtëzakonshme duke u radhitur pas PDK-së me 172 mijë e 552 vota.

Në vitin 2014-të, LDK-ja ishte radhitur përsëri e dyta në zgjedhje kësaj here me 184.594 vota apo 25,24%.

Ani pse kishte marrë më shumë vota se vitet paraprake, LDK kishte pësuar rënie në vitin 2017-të, kur u radhit e treta pas PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë gjithsej 185 mijë e 885.

Me kandidate për kryeminsitre, Vjosa Osmanin, LDK-ja arriti që të dalë në përqindjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

Duke u radhitur në vend të dytë pas LVV-së së Albin Kurtit, LDK-ja ka marrë gjithsej 206 mijë e 516 vota.

Nga votat që janë numëruar deri më tani në zgjedhjet e 14 shkurtit me kandidat për kryeministër, Avullah Hotin, LDK-ja ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj duke marrë gjithsej 102 mijë e 961 vota, pa ato të diasporës dhe me kusht, apo 13,08% të totalit./GazetaExpress


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Numërohen 99.8% e votave, fitore historike e Vetëvendosjes, rezultati më i lartë që nga shpallja e pavarësisë! Dorëhiqet Mustafa: Rikthehemi fuqishëm


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare