/ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë ka njoftuar sot mbi çeljen e programit të Bursës Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestag-ut Gjerman për vitin 2016.
Sipas njoftimit për shtyp të ambasadës gjermane, Komisioni përzgjedhës për Bursën Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) do të qëndrojë në Tiranë nga data 14 deri më 16 shtator 2015 për të zhvilluar intervista aplikimi dhe për të përzgjedhur bursantet/ët për vitin 2016.
Delegacioni gjerman do të udhëhiqet nga deputetja e Bundestag-ut Gjerman, znj. Petra Ernstberger (SPD) dhe do të takohet gjatë qëndrimit të tij në Tiranë edhe me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjithsej 120 bursante dhe bursantë nga 41 shtete do të kenë mundësinë në kuadër të IPS-së të njohin sistemin parlamentar të Gjermanisë gjatë qëndrimit të tyre nga data 1 mars deri më 31 korrik 2016, i mundësuar nga një bursë e financuar nga Bundestag-u Gjerman.
Qëllimi i programit është përjetimi nga afër i proceseve politike dhe atyre të vendimmarrjes demokratike. Bursantet/ët do të punojnë në zyrën e një deputeti/eje të Bundestag-ut dhe përveç kësaj mund të marrin pjesë në aktivitete mësimore pranë universiteteve të Berlinit.
Programi është nën patronazhin e Kryetarit të Bundestag-ut Gjerman dhe ralizohet në bashkëpunim me tre universitetet e Berlinit. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe siguracioneve, duke përfshirë këtu dhe një bursë mujore, merren përsipër nga Bundestag-u Gjerman.
/Shqiptarja.com