Plazhi i Divjakës mbrëmjen e djeshme ka patur një vizitor të rrallë në brigjet e tij.
 
Ka qënë 19 vjecari Ardit Murrizi ai që ka pikasur një delfin të vogël i cili ishte shumë pranë bregut. 

I mahnitur dhe i habitur njëkohësisht nga pamja që po shihte, është afruar dhe e ka kapur me duar delfinin i cili cdo herë e më shumë tentonte të dilte drejt bregut.
 
Pasi bashkë me shokët e tij kanë rikthyer në ujë delfinin, kanë përfituar nga rasti shumë i rrallë dhe kanë bërë foto të ndryshme duke i shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
 
Peshkatarët e zonës janë shprehur së arsyeja që ky vizitor i rrallë ka dalë në breg janë ujrat e ndotura dhe për rrjedhojë, këto kafshë të mrekullueshme gjithmonë tentojnë të dalin nga uji.
 
Kjo është vizita e dytë e vizitorëve të rrallë në brigjet e Divjakës pasi vetëm pak ditë më parë ka qënë një breshkë uji ajo që ka vizituar plazhin e Divjakës.

DELFINI
delfini
delfini
 
 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)