LEZHE - Uji i kristaltë i detit, rëra kurative dhe e bollshme hapësira e palimituar e plazhit publik dhe pastërtia. Këto janë arsyet kryesore që e kanë kthyer plazhin e Talës në Lezhë në një destinacion turistik mjaft të frekuentuar nga turistë vendas të dhe te huaj.

Ndryshe nga plazhet e tjera ajo çka bie në sy në këtë vijë bregdetare është mungesa e betonizimit. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka impaktin pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve.

Pamjet e fokusura nga kamera e televizionit A1 Report përgjatë kësaj vije bregdetare nuk kanë nevojë për shumë koment. Numri i pushuesve në raport me vitet paraardhëse është shumë i lartë.

Të ardhur nga qytetet të ndryshme pushuesit shprehen se Plazhi i Talës është një zgjedhje ideale për familjen e tyre pasi edhe çmimet janë mëse të përballueshme. 

“Këto investime janë falë biznesit lokal janë edhe falë pushtetit lokal të ish komunës së Shënkollit si zonë kjo është krejt e virgjër është një nga bregdetet më të bukura të Adriatikut, biznesi e ka dhënë kontributin e vet”, shprehet një pushues.

pushuesi1

“Ky plazh është i thjeshtë por është shumë-shumë i mirë sidomos për familjarët këtu gjejnë qetësinë gjejnë të gjitha mundësitë edhe ushqime edhe shërbime, ujin e pastër rërën e pastër të gjitha gjërat që janë më të mirat prandaj edhe ne që nga Tirana vijmë disa herë kam ardhur këtu në Tale”, - thotë një pushues që vjen nga Tirana.

pushuesi nga tirana


"Unë jetoj në Itali dhe vi për çdo Verë me një fjalë nga tre muaj pse vi në Tale pse sepse është shumë vend i qetë, vend i pastër nuk ka si me thënë rrëmuja nuk ka gjulluzhdina si me thënë ngatërrohen njerëzit fëmijët edhe janë më të kujdesshëm për fëmijët edhe me një fjalë nuk kam nevojë ta ruaj fëmijën pse se nuk është vend me shumë i populluar. Çmimet janë shumë të mira në krahasim me bregdetin e Shëngjinit, Velipojës me një fjalë se nuk po flasim për Vlorën e Sarandën”, thotë një pushuese që ka ardhur nga Italia. 

pushuesja nga italia

“Më duket se çdo vit po vjen e zbukurohet më shumë edhe shpresoj që vitin që vjen do jetë akoma më i bukur Plazhi i Talës mendoj që është plazhi më i pashfrytëzuar tek rëra”, thotë një tjetër qytetar.

pushuesi

Pushuesit shprehen se këtë bregdet do t ua sugjerojnë edhe të njohurve të tyre.
 
Kreu i ri i bashkisë së Lezhë Fran Frrokaj, i cili më herët ka qenë edhe kryekomunar i Shënkollit që ka nën juridiksion këtë vijë bregdetare është i bindur se pushuesit nuk do të zhgënjehen për pritshmëritë e tyre nëse do të vizitojnë këtë bregdet.

“Ne kemi ndërhyrë goxha në infrastrukturën e plazhit të Talës. Pastërtia besoj do ta keni kapur edhe ne filmimet tuaja është me të vërtetë jashtëzakonisht shumë e mirë kështu që unë i garantoj pushuesit nga do që të vijnë pasi dihet që plazhi i Talës vazhdon të popullohet nga pushues ditor, i garantoj që do të kenë kushte dhe një akomodim shumë korrekt qoftë në kulinari qoftë në ambiente të tjera të cilat janë me të vërtetë shumë origjinale dhe shumë afër pjesës më moderne në këtë drejtim”, tha Frrokaj.

frrokaj
( Në foto kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj )

Vitet e fundit të këtë vijë bregdetarë është shtuar numri i subjekteve te tregtare që ofrojnë shërbim për vizitorët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)