KORÇË- 61 vjeçari nga Korça, Maksim Harizi ka 42 vite punë si shofer, një profesion që siç thotë ai e ka dashuruar që në moshën 18 vjeçare.
"Kam 42 vjet që punoj si shofer, që në kohën e mëparshme dhe pastaj me t'u ndërruar sistemi fillova të punoj taksi. Zanati nuk më është mërzitur, e kam marrë me qejf, s'kam pse të mërzitem", rrëfen Maksim.
Maksim Harizi del nga shtëpia në orën 7:00 dhe kalon pjesën më të madhe të ditës në gatishmëri të klientëve. Për 42 vite me radhe asnjëhere nuk e ka lënë timonin, ndërsa shkëputja e parë ka qenë gjatë këtyre dy muajve kur çdo aktivitetet u pezulluan për shkak të epidemisë së koronavirusit.
"Jemi shkëputur nga korona nja dy muaj, jemi gjithmonë në lëvizje dhe e kemi të vështirë që nuk lëvizim. Kjo ka qenë hera e parë që jam shkëputur", tregon Maksimi.
Maksimi është taksapagues i rregullt dhe ka aplikuar për pagën e luftës. Ajo që e shqetëson më së shumti është situata që po kalojmë ku në taksi nuk lejohet më shumë se një person dhe fakti se ka pak klientë....
"Kam aplikuar pagën e luftës dhe e kam ftuar, Rama tha se po e patët përfituar dhe filloni punën do e merrni prap. Po të ketë shumë biznese dhe të lejohen njerëzit të dalin, ka punë kështu nuk ka. Janë të pakët, po kemi klientët tanë që na marrin në celular, se njerëzit ato të ardhura që kanë do e përdorin për të kaluar 15 ditëshin", tha ai.
Por ai mbetet optimist duke shpresuar lëvizjen e lirë dhe mbërritjen e turistëve në Korçë.
Gazetarja Gladiola Hoxha dhe taksisti Maksim Harizi
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Tradita që sfidon kohën/ Familja Mato hap dyert për Report Tv: Çfarë gatuajmë për Ditën e Ujit të Bekuar! Ritet e zakonet ndër breza
6 Janar, 19:06
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Korçë/ Tentoi të kalonte ilegalisht shokun e tij duke e fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet shoferi në Qafë-Thanë! Vihet në hetim 20-vjeçari
5 Janar, 17:03
-
Aksident në Pogradec, mjeti del nga rruga! Dy shoferë të plagosur
5 Janar, 13:14
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00