Një ditë nga marrja e detyrës, ministri i Brendshëm Taulant Balla: Luftë sistematike trafikimit të lëndëve narkotike në të gjithë vendin

Një ditë nga marrja e detyrës, ministri i Brendshëm Taulant Balla: Luftë sistematike trafikimit të lëndëve narkotike në të gjithë vendin

Ministri Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla një ditë pas marrjes zyrtare të detyrës, premton një luftë sistematike kundër trafikimit të lëndëve narkotike në vend.

Ky reagim i Ballës vjen pas arrestimit të dy anëtarëve në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’, ku u goditën katër grupe kriminale që prodhonin dhe shpërndanin drogë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo”, shkruan Balla.

Megaoperacioni “Rrjeti” u zhvillua më 29 qershor 2023, ku u goditën katër grupe kriminale dhe kanë rënë në pranga 54 persona, të cilët prodhonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në qytete të ndryshme të vendit tonë. Po ashtu janë sekuestruar sasi të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 16/07/2023 16:17

    Ky tradhtar është Taulant Daçiçi i serborusis

    Përgjigju
  • Halit: 16/07/2023 14:17

    Heto doganat se po kalojne tonelata droge si nga toka dhe nga deti o Minister. Shiko dhe drejtorat e policise dhe keshilltaret e tu se jane te lodhur koke e kembe me trafikun

    Përgjigju
  • Stela: 16/07/2023 13:27

    Shkeput menjeher lidhjen e politikes me policine...mafias dhe krimit...policia esht e korruptuar dhe ne varsi te krimit qe mbeshtetet nga politikanet nga qeveria ne parlament

    Përgjigju
  • Bledi: 16/07/2023 13:05

    Zoti minister urime per detyren po mos na dalesh dhe ti si te tjeret qe ishin para teje leri komentet por zbardhni dosjet ne vlore ka shume te vrare te zhdukur te cilet i di policia dhe prekuroria kane vidjo fakte i dine kush ka bere vrasje kush ka bere grabitje plagosje kush meret me mall dhe si i kane vene pasurit ka grupe bandash akoma qe levizin nen mbrojtjen e policis dhe te drejtusve keto shikoni ju dhe ne fiere ne lushnje dures e shkoder dhe kryeqendren tiranen qe marin komandimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë