PS çel nesër fushatën, kryeministri Rama: Zgjedhjet në 30 qershor dhe pikë

PS çel nesër fushatën, kryeministri Rama: Zgjedhjet në 30 qershor dhe pikë

Kryeministri Edi Rama është i prerë sa i përket datës së zgjedhjeve, duke artikuluar edhe një herë se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor. Nëpëmjet një postimi ku njofton çeljen e fushatës elektorale më 1 qershor, Rama është shfaqur i vendosur se zgjedhjet nuk do të shtyhet.

"30 qershor dhe pikë", shkruan Rama, bashkangjitur fotos ku njofton hapjen e fushatës elektorale. Çelja e fushatës elektorale ishte parashikuar të mbahet ditën e sotme, më 31 maj, por duke qenë se opozita njoftoi zhvillimin e protestës së radhës kombëtare, PS vendosi shtyrjen e saj me një ditë më vonë.

"Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës - kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë", njoftoi kryeministri Edi Rama në letrën e tij të pestë publike drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha. Çelja e fushatës do të kryhet në parkun olimpik në Tiranë, në 16:00, siç bëri të ditur kryeministri Edi Rama. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Esion Konomi se ditën e nesërme, përveç kryeministrit Edi Rama, do të marrin fjalën kandidatët për Bashkinë e Fierit, Durrësit, Beratit dhe Shkodrës. Gjithashtu do të flasë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh kanë nisur protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t'u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nisur ky bojkot i opozitës, presidenti Meta është shfaqur i gatshëm që nëse do të ketë vullnet politik, të ndryshojë datën e zgjidhjeve, por shefi i qeverisë është shprehur se shtyrja e datës së zgjedhjeve është në shkelje të kushtetutës, për këtë arsye 30 qershori, sipas tij nuk do të lëvizë.
 


Postimi i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bedriu: 01/06/2019 02:17

    RAMA perballe SHUMICES SE POPULLIT good lack Z RAMA SE POPULLI DO TE SHKELE ME KEMBE

    Përgjigju
  • Lexues: 31/05/2019 15:55

    Njeri nga te dy (rama,basha) do dale bllof..te shohim cili do jete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet në Kolumbi bosi i drogës dhe bashkëpunëtori i Escobar

Rikthehet në Kolumbi bosi i drogës dhe bashkëpunëtori i Escobar