Pas kërkesës së grupimit më të madh politik gjerman CDU/CSU për negociata pa kushte, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendos si kusht për të pranuar ndërmjetësimin e Gjermanisë, largimin e kryeministrit Edi Rama. Nga qyteti i Matit, Basha ka riartikuluar se i është mirënjohës aleatëve perëndimor, veçanërisht të Gjermanisë për gadishmërinë që kanë shprehur për të zgjidhur krizën politike, por u vendosi kusht se do të pranonte ftesën e tyre për dialog pa Ramën si kryeministër.

"Për këtë mirëpresim, ndihmën bujare e na shtrin dora e aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe SHBA që publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptarë. Për ne dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet, ka vetëm një rrugë, rrugën e standardeve europiane. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet", u shpreh Basha. 

Duke u ndalur tek protesta e së nesërmes, Basha ka deklaruar atë që ka artikuluar gjithmonë një ditë para, se do të përçojë një mesazh "madhështor" e ku do të vuloset "fati i Shqipërisë".

"Ka ardhur ora dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara drejt rrugës që na çon tek vlerat europiane me të cilin e nisëm këtë betejë. "PO" kjo betejë nuk bëhet thjeshtë për të kaluar një krizë të radhës, nesër do të vendoset fati i Shqipërisë dhe fundi i tranzicionit për një Shqipëri si gjithë Europa, do jetë fundi i kësaj beteje. E nesërmja do jetë mesazhi më madhështor për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestën e nesërme. Të derdhemi nesër në Tiranë me pjesëmarrje me bashkim dhe vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Basha 'pranon' humbjen në Mat, ky detaj e konfirmon?

Kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga takimi i tij në Mat. Dje gjatë një takimi në Vorë, ai argumentoi se ka zgjedhur që bashkëbisedimin me qytetarët ta bëjë në një ambient të hapur, sepse nuk ka sallë që mund t'i mbajë.

"Më lejoni ta nis për pritjen e jashtëzakonshme me një falenderim. Dje shpresa vërshoi në Durrës, para dy ditë në Berat qytetarët e mbushur me shpresë u vendosën në krahun tonë. Sot nga ky shesh! Takimin e sotëm e kishim planifikuar në një shesh, por nuk ka sallë që ju merr juve", u shpreh dje Basha.

Po në Mat, e cila është një bastion i djathtë, pse ka zgjedhur këtë sallë të mbyllur? Duket se Basha e pranon humbjen në këtë Bashki.