Basha: Duhet një dialog gjithëpërfshirës, por pa Ramën kryeministër

Pas deklaratës së CDU/CSU e cila i bën thirrje palëve politike për dialog pa kushte krydemokrati Lulzim Basha propozon një platformë dialogu, gjithëpërfshirëse të cilën e quan referendum popullor.  Ai tha se Rama po përpiqet të shkatërrojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Basha deklaroi se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

Lideri demokrat, Lulzim Basha theksoi se zgjedhjet do të mund t’i bëjë vetëm qeveria tranzitore.

"Rama përpiqet të agjësojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Rama tani bëhet gati që për hir të paktit të tij me krimin të asgjësojë demokracinë. Me një mesazh po i them se nuk do lejojmë më zgjedhje me krimin dhe me hajdutët, do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. Por ne nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin. Do të garantojmë zgjedhje të parakohshme që deputetët dhe kryebashkiakët të mos jenë peng të oligarkëve. Kjo është beteja jonë dhe shqiptarët janë bashkuar. Do të derdhemi në 25 Maj me shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Trafikantët dhe kriminelët nuk ndëshkohen por mbrohen.

Nuk ka asnjë institucion për të kontrolluar pushtetin e krimit të Edi Ramës. Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Vora që ne nuk do ta lejojmë këtë. Koha nuk pret. Në ditët e ardhshme do vendoset fati i Shqipërisë.

Në këtë betejë ne nuk ndahemi nga flamujt e partive. Kjo betejë bëhet për të gjithë, edhe për të çliruar socialistët e ndershëm dhe për vlerat e mëdha europiane, bëhet për t'i dhënë mundësinë çdo shiqptari që të ketë mundësitë të jetojë me dinjitet.Duhet një dialog gjithëpërfshirës kombëtar që duhet të zgjidhet nga ju me zgjiedhje me sistem maxhoritar, një senat që garanton barazinë e pushteteve dhe një president të zgjedhur nga populli me kompetenca te plota. Duhen referendume popullore për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën tuaj", u shpreh Basha.

Lulzim Basha hodhi akuza ne drejtim te kandidateve per PS teksa tha se jane te perfshire ne shitblerjen e votave.

Kurrë nuk kemi qenë më të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Këto tre muaj e kanë transformuar Shqipërinë. Sot jemi më afër se kurrë fitores së betejës sonë. Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur.dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës.

Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës. Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet Peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë", deklaroi Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
'Mbështetësit në shesh në karrige të kuqe', Basha: Nuk ka sallë që ju merr juve

1558629400_lulzimbashanevore.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha u takua me militantë të PD në Vorë. Ai tha se takimi u bë në shesh për shkak se nuk kishte sallë që i mbante qytetarët e Vorës, ndërkohë që nga ana tjetër takimet e dy ditëve më parë në Durrës dhe Berat u zhvilluan në salla të mbyllura. Ajo që ra në sy ishte dhe fakti se mbështetësit e tij qëndronin të ulur në karrige të kuqe, ngjyrë e cila identifikon partitë e majta në vend.

"Më lejoni ta nis për pritjen e jashtëzakonshme me një falenderim. Dje shpresa vërshoi në Durrës, para dy ditë në Berat qytetarët e mbushur me shpresë u vendosën në krahun tonë.

Sot nga ky shesh,

Takimin e sotëm e kishim planifikuar në një shesh, por nuk ka sallë që ju merr juve", u shpreh Basha.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 24/05/2019 02:36

    O Lule po ku ke te drejte ti te vesh kushte dialog pa Ramen se mos je ti ai qe e bere Ramen Kryeministet??? Nese do dialog pa Ramen na pyet ne shqiptareve me referendum se sa e mbeshtesim ate dhe sa ty me Monen e Liken??. Beje kete te shohesh ku del ti dhe sa i besueshem eshte Rama para teje e Mones, kuptohet para Sales e Ilirit se ato jane urdheruesit tuaj ju thjeshte jemi veglat e autoporlantet e tyre.Populli ju njeh mire nuk gabon me kot mundohuni me e mashtruar jeni per burg me gjithe ata qe ju mbeshtesin, hajdute e kriminele te bashkuar kundra shtetit e drejtesise ligjore.

    Përgjigju
  • bojkot lulit: 23/05/2019 21:08

    ik ore i dale boje

    Përgjigju
  • Populli tiranas: 23/05/2019 20:49

    Kryeministri e ka fituar vendin e tij me vote .Bashe e ke tradhetuar votuesin qe te dha mandatin rani ha patati dhe ike leshoji vendin nje tjetri se nuk e ben dot shkaterove vendin .

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2019 19:00

    po nuk e ke caktuar ti Ramen kryeminister por e Kane zgjedhur socialistet dhe populli o zgjebe ,po juve po u vjen Dita per me Rec

    Përgjigju
  • Bcd: 23/05/2019 18:53

    O na hengsh koken e hajdarit o toc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'