Një ditë para se ta vriste 40-vjeçari shqiptar në Greqi e përqafonte gruan e tij për ‘Facebook’! Fëmijët flinin ngjitur dhe ende s’dinë asgjë

Një ditë para se ta vriste 40-vjeçari shqiptar në Greqi e përqafonte gruan e tij për ‘Facebook’! Fëmijët flinin ngjitur dhe ende s’dinë asgjë

Çifti shqiptar në Greqi

GREQI- Vetëm disa orë përpara se bashkëshorti i saj t’i merrte jetën një mbrëmje që do të kthehej e lodhur nga puna, Elona ishte në krahët e tij, dhe me një shkrepje, djali i tyre i madh bëri këtë moment të përjetshëm me një fotografi. Një fotografi të cilën, vetë ai, autori i krimit makabër, që pa mëshirë mbyti gruan e tij teksa fëmijët flinin paqësisht në dhomën ngjitur e publikoi në Facebook, për t’i treguar botës “dashurinë”.

Fëmijët e çiftit shqiptar që prej 3 vitesh jetonin në Lakoni, ende nuk e dinë që nëna e tyre nuk është në jetë, dhe atë ia u mori babi. Ai...i njëjti që një ditë më parë e mbante shtrënguar në duart e tij, sot i mori jetën me ato duar!

Fëmijët menjëherë pas ngjarjes së rënë, i mori daja, i cili muajit e fundit jetonte pranë familjes. Do të jetë një psikologe ajo që orët na vazhdim do t’i japi lajmin që do t’i shënjojë jetën përgjithmonë dy fëmijëve.

Me zë të ngjirur, vëllai i viktimës, Kujtimi, ka treguar se atë mbrëmje kishte dalë për një kafe me motrën e tij dhe asnjëherë nuk e ka menduar se një gjë e tillë do të ndodhte.

“Nuk kanë pasur probleme, kanë shkuar në punë bashkë. Ishim në kafe mbrëmjen para ngjarjes me motrën dhe u çua për t’i gatuar fëmijëve. Ata ishin të martuar për dhjetë vjet, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë, i kemi sjellë këtu”, tha ai.

40-vjeçari e mbyti Elonën mbrëmjen e 5 dhjetorit, pas një debati të fortë dhe “kërcënimit” të 36-vjeçares së do të largohej nga shtëpia bashkë me dy fëmijët të moshës 8 dhe 11 vjeç. Këto kanë qenë edhe fjalët e para që tha autori 40-vjeçar, pasi policia mbërriti në shtëpinë e çifuti dhe pa gruan pa shenja jete të shtrirë.

Sipas raportimeve të policisë, shqiptari nuk ka qenë i dënuar më parë dhe as 36-vjeçarja nuk kishte denoncuar ndonjëherë për dhunë në familje.

“Ejani, më duket se mbyta gruan time”, ishte kjo fjalia me të cilën 40-vjeçari lajmëroi policinë që të vinte ta arrestonte.

Autori i vrasjes së gruar së tij, Elona, është arrestuar që në momentin e parë. Elona u bë viktima e 15-të nga duart e bashkëshortit brenda vitit 2021 në Greqi, një shifër tepërt shqetësuese.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet