Grupi i Berishës kundër SHBA e BE, Paloka: Votojmë kundër zgjatjes së afateve të vettingut! Në Kuvend del cila është opozita e vërtetë 

Grupi i Berishës kundër SHBA e BE, Paloka: Votojmë kundër zgjatjes së afateve të vettingut! Në Kuvend del cila është opozita e vërtetë 

Berisha me mbështetësit e tij

Grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin kundër, një ditë para votohet në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese, të propozuara nga maxhoranca.

Me një postim në Facebook, Paloka e konsideron vettingun një 'komision të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve që ka marrë vendime politike'. Sipas Palokës, reforma në drejtësi është kthyer në farsë, teksa thekson se ditën e nesërme do të kuptohet se cila është opozita e vërtetë dhe se cila është kthyer në 'bishtin e Ramës'.

"Ne pamundësi për te qene nesër prezent ne seancën parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qëndrimin tim “KUNDER “! Kush voton për ti zgjatur jetën  një komisioni te përbëre nga familjare te afërt te qeveritareve, i cili ne te gjithë aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformën ne drejtësi, është thjeshte shërbëtor i Rames ne kapjen e plote te drejtësisë ! Deputetet qe janë ne atë Parlament me votën e demokrateve , nuk mund te bëhen pjese e një procesi te tille. Neser do te jemi përpara një fakti tjetër qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vërtetë dhe kush është kthyer ne bishtin e Ramws me zi se 'opozita e kerperates dhe jenisherit'", shkruan Paloka.

Deklarata e Palokës vjen vetëm pak ditë pasi edhe Berisha deklaroi në media se do votojë kundër zgjatjes së afateve të vettingut.

Partia Demokratike nuk e ka zyrtarizuar ende votën pro zgjatjes së afateve të vettingut, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në vendin tonë. Ndërkohë mësohet që ditën e nesërme, në mëngjes, Basha do të mbledhë deputetët, ku do t'i njohë me qëndrimin.

Kujtojmë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vettingut të votohet. Ditën e djeshme, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nënvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim. Të njëjtin mesazh dha po dje edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noli: 09/02/2022 21:58

    Thashe se votimi qe per zgjatje afati vetingu. Por mesova se qenka kunder unitetit te celikte PS+BE+SHBA. Nese pritshmeria eshte votim pro,si qemoti kur deputetet mblidheshin dy here dhe vetem ngrinin doren per ligje qe i bente gati Partia, ca kuptim ka votimi???

    Përgjigju
  • Jxdj: 09/02/2022 21:19

    Ky thote po bej publik qendrimin tim, s'po flet ne emer te ndonje grupi. E keni nga injoranca apo nga deshira per popagande per trushperlaret?

    Përgjigju
  • BENI: 09/02/2022 21:10

    PALACOT E KOMBIT VOTOJNE KUNDER,,,JU ZENTE FYTIN BUKA E SHQIPERISE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore