Hajdari: Unë, ndër të paktat gra të marrëveshjeve politike

Hajdari: Unë, ndër të paktat gra të marrëveshjeve politike

"Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon." Kështu e nis reagimin e saj, deputetja, Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare, për sa i përket marrëveshjes së bërë ditën e djeshme mes PS, PD dhe LSI për Zgjedhoren.

Hajdari ishte e vetmja mes 4 palëve pjesëmarrëse në tryezën e Reformës Zgjedhore, që nuk e firmosi marrëveshjen edhe pse në parim deklaroi se ishte dakord. Hajdari duke folur sërish për këtë pakt është shprehur se është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk ka limite në shoqërinë dhe puna duhet të shkojë përtej interesave të ngushta të pushtetit.

“Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto nga takimi i djeshëm në Pallatin e Kongreseve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë