Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e appendisitit.
Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00) por pa dhënë më tepër detaje. Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar. Kreu i qeverisë zgjodhi rrjetet sociale për të falenderuar këdo të interesuar për shëndetin e tij dhe për stafin e përkushtuar mjekësor.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.
Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Ashtu siç njoftoi një ditë më parë shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.
Burime për Report Tv bënë më dije fushata elektorale do të vazhdojë pa ndërprerje. Forma që do të zgjedhin socialistët për të ruajtur ritmin e fushatës është vijimi i saj me deputetët dhe drejtuesit politik në çdo qark së bashku me kandidatët.

Kryeminstri Edi Rama ka falënderuar nga zemra këdo që ka qenë i interesuar për shëndetin e tij. Ndër të tjera ai falënderoi edhe ekipin e përkushtuar mjekësor.
"Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi”- shkroi Rama.
-
shpresojme te kete lene me pasoja tek trute se keshtu i do partia njerezit.
Përgjigju -
O Edi tka bo operim shefi kirurgjise. Ai e ka 500€ kafen. Plus 100€ narkoza edhe nga i 20€ per infermjeret. Apo tkane bo oferte ty se je burri i mire? Neve fakirave aq na bie me pagujt. Ishalla ju vijne mendet kur te shkoni ne ato dyer atje ku edhe hasmin mos e pafsh
Përgjigju -
Keshtu eshte kur e tepron me te baedhën o gjigand. Siç duket Arbana i Shijakut e Krali i Kavajës, ta kanë përzierë mallin. Kërkoi llogari atyre për këtë që të ndodhi. Të paktën të paguajnë ato që harxhove për operacionin.
Përgjigju -
nje sherim sa me te shpejt
Përgjigju -
te shkuara z.rama
Përgjigju -
Bravo komandant, rikoperohu shpejtë wë të na prijsh drejt fitoreve të njëpasnjëshmë. Zoti të ndrijtë mendjen tënde njeniale
Përgjigju -
Nje kryeminister qe operohet ne vendin e tij dhe ne spitalet e drejtuara prej tij meriton respekt sot mjek nga Shqiperia Po mjekojne dhe gjermant kjo eshte arritje ne fushen e mjekesise ndaj rama meriton respekt dhe sherim te shpejt
Përgjigju -
Paq shendet Rrapi i vjeter!Te percjellet lumturia personale e Familjare ne jete, me suksese exelente ne qeverisjen e Shqiperise dhe shqiptarve.
Përgjigju -
pune fantastike nga ana e mjekve per ti lavderuar
Përgjigju -
nje staf i mrekullueshm qe ben te mundur sherimin e kryeministrit dhe kushtet fantastike per tu duartrokitur
Përgjigju -
gati per te vazhduar rrugetimin perpara
Përgjigju -
FORCA GJIGAND...SHERIM TE SHPEJTE
Përgjigju -
pavaresisht se rama eshte ne shtepi pas nderhyrjes e them me plot bindje qe deputetet do e vazhdojne fushaten sikurse te ishte dhe vete rama prezent
Përgjigju-
Mire qe e the ti Klitortida se nuk e dinim!!!
-











Komente
Komento