Karrige të hedhura nga kati i dytë, xhama të thyer, dritare dhe dyer të shqyera. Pothuajse çdo zyrë e shkatërruar, jo vetëm në katin e parë por edhe në dytin. Gjithçka në Partinë Demokratike është jashtë funksionit.
Pamjet do të ishin të denja për një fushë betejë por është Selia e partisë më të madhe opozitare në vend. Çdo ambient do t'i nënshtrohet rikonstruksionit në 'shtëpinë e demokratëve'. Situata paraqitet e qetë, ndërkohë që 60 persona janë shoqëruar nga policia ditën e ndjeshme.
Ditën e djeshme disa qindra mbështetës të ish-Kryeministri Berisha kanë sulmuar Partinë Demokratike. Ata ishin të mirëorganizuar me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanët dhe mjete të tjera të 'arsenalit të pushtimit'. U desh ndërhyrja e policisë që situata të vihej në kontroll.
Report Tv mësoi se policia ka shoqëruar deri tani 50 persona, dhe janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve ka demokratë që ishin brenda PD dhe protestues të Berishës. Nga protesta ka pasur edhe disa të plagosur por nuk dihet ende numri i tyre. Policia vijon hetimet dhe shoqërimin e personave të përfshirë në veprime të dhunshme dhe shkatërrim të pronës.
Sikur banditi,kriminel,mashtrues BERISHA tha nuk eshte thyer asnje xham!po jane kriminelet e Rames qe kan thyer dhe shkaterruar PDne.
PërgjigjuAs kur u rezua komunizmi nuk u veprua keshtu....!! Perkrahesit e kriminelit non grata jane shpellare qe nuk gdhenden kurre.... Fatkeqesi eshte qe ka dhe TIRONCA nga ata me shpi me qerpic, me pus dhe me nje budalla ne shtepi.... Kjo eshte formula qe te quhesh TIRONC...
Përgjigju