Një ditë pasi bisedoi me Vuçiç, Lajçak takohet sot me Kurtin! Në fokus normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Një ditë pasi bisedoi me Vuçiç, Lajçak takohet sot me Kurtin! Në fokus normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak dhe Kurti

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi Kurti-Lajçak do të nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Vizita e Lajçakut në Kosovë do të zhvillohet një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç Lajçak tha se me Vuçiç diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

Në nëntor, serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës (institucionet e drejtësisë, policia, niveli lokal, por edhe nga Qeveria dhe Kuvendi) në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave serbe.

Por, në ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas Beogradi kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili emëroi udhëheqësin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Serbia tha se ky vendim përbën shkelje dhe se Rashiq nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Më herët, postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete e mbante Goran Rakiq, lider i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Por, ai është në mesin e zyrtarëve serbë të cilët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës për shkak të çështjes së targave. REL
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!