Dokumentari me titull "Kurt Cobain: Montage of Heck", me regji të Brett Morgen, regjisor i nominuar për Oscar, është dokumentari i parë i krijuar në bashkëpunim me familjen e këngëtarit të ndjerë, Kurt Cobain.
Dokumentari që mendohet të lançohet në vitin 2015, sipas producentëve do të përqendrohet në jetën e artistit përmes videove të rralla të realizuara në shtëpi, ditarëve personal si dhe muzikës së padëgjuar më parë.
E bija e Cobain, Frances Bean Cobain, do të jetë njëra ndër producentet ekzekutive, së bashku me kompaninë Universal Pictures, sipas NME.
Cobain kreu vetëvrasje në vitin 1994, në moshën 27 vjeçare. Muzika e tij në zhanrin "Grounge" arriti të prekë gjenerata të tëra, me tematika sociale, aq sa Cobain u quajt "zëdhënësi i një gjenerate" ndërsa grupi Nirvana "banda anije" e Gjeneratës X. Grupi i tij, Nirvana, është futur sivjet edhe në Rock and Roll Hall of Fame.
/Shqiptarja.com