Për të gjithë ata që kanë memorien e dobët, shfaqja e së enjtes u kujtoi edhe njëherë që njeriu të cilin shqiptarët e hoqën në 2013-ën, nuk ka ndryshuar aspak. Sali Berisha duhet falënderuar që largoi me dhunë Enkelejd Alibeajn nga foltorja e Kuvendit.
Faleminderit Sali që na kujtove se ke mbetur i njëjti që ke bërë rrahjet dikur në Libofshë, në mitingjet që organizonte PS, rrahjet e 26 majit 1996, hedhjen në erë të 26 personave në Gërdec, vrasjet e 21 janarit 2011.
Faleminderit që na kujtove sesi ti nuk e duron mendimin ndryshe dhe sesi ke rrahur konkurrentët e tu në parti dhe qeveri. Ke mbetur i njëjti!
Faleminderit që na kujtove që je i njëjti bandit që mbledh rreth vetes banditë, na kujton sesi deri edhe truprojat e tua kanë vrarë e kanë vjedhur në emrin tënd.
Faleminderit që nuk na le të pendohemi pse kemi votuar Edi Ramën, dhe na e kujton që ti të vjedh dhe të vret dhe çdokush tjetër duket njeri normal krahasuar me ty.
Faleminderit që na kujtove se ti je një dhunues serial femrash kur bëhet fjalë për egon tënde. Lëre pastaj për të tjerat.
Faleminderit që na kujtove që vazhdon dhe je dhunues sistematik institucionesh dhe rregullash.
Të falënderojmë që të mjaftuan vetëm pesë minuta që të na rikujtoje se çfarë makthi ke qenë për shqiptarët normalë.
Faleminderit që në këto muajt e fundit na rikujtove sesi ashtu si një anodë, ti ke dhuntinë që të grumbullosh rreth vetes njerëzit problematikë.
Faleminderit që falë teje, këmbënguljes dhe pandreqshmërisë tënde, amerikanët u kujtuan të na shpëtojnë prej teje.
Të gjitha këto peshqeshe që na ke bërë në 30 vite, të paktën na kanë ndihmuar që të mos gabojmë në të ardhmen me ndonjë të ngjashëm tëndin, që fati do na e sjellë në rrugë. Ndaj, faleminderit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Iku Helidoni, po kë ka 'vitrinë' politike Sali Berisha në Shkodër?
18 Shkurt, 20:18
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
Tabaku: Shteti është pengesa më e madhe për biznesin, ne propozojmë një ekonomi të lirë dhe të drejtë
18 Shkurt, 17:52
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për 'primaret' në PD, regjistrohen 300 emra, nis shqyrtimi i dokumentacionit
18 Shkurt, 13:50
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18
Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak te Cecos
PërgjigjuOk D.Hila.Ja ke shkrepur të gjitha në kokën me lakra dhe jo tru.Sb është fatkeqsi kombëtare.Një të dytë nuk ka në planet.Na mbiu më derë në 90-tën dhe nuk luan nga PD sa ta menderos fare por duke i bërë dëm vëndit më shumë se TURKU NË 500 vjet. Fatkeqsi për Ata që e ndjekin nga pasë.Sa paskan përfituar prej tij në 30 vite..!!?? DASH nuk duhet të na lërë peng i ktij rrufiani përbindësh pa moral,bes,karakter,hajdut,Vrasës serial të mbi 20.000 njërzve 1991-2021..!
PërgjigjuBravo Dritan. Gungaçit vetëm varri ja drejton gungën.
PërgjigjuSi përherë Dritan...ke qëlluar aty ku duhet
PërgjigjuJa edhe nje Meroist tjeter. Sa paska ore.
PërgjigjuMos harroni shtyllat elektrike te hedhura ne ere, pa asnje gajle se çfare i shkaktonte miletit te shkrete. Po bashkepunetoret e tij qe i çoi ne varr para kohe...dhe sa e sa krime te tjera ka ne kurriz kjo bishe.
Sa militante injorante Tropojane malesore shkojne pas koqeve te Saliut! Saliu i eshte varur ne gryke Shqiperise me keta hajdute dhe kriminele te PD!