GREQI- Një lopë gati sa ka rezultuar fatale për pronarin e saj, pasi e ka qëlluar duke e lënë të plagosur rëndë.
Fermeri po pastronte stallën dhe ka zhvendosur viçat nga vendi i përhershëm në një vend tjetër, por kjo është parë si rrezik nga lopa e cila e ka goditur dhe e ka hedhur në tokë.
Më pas e ka shkelur me këmbë, duke e lënë të plagosur rëndë. Të bërtiturat e tij u dëgjuan edhe jashtë stallës nga punonjësit e tjerë të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë duke e transportuar në spital.

Komento
Komente

