Ylli i Barcelonës ka marrë një ftesë të çuditshme. Organizata terroristë ISIS fton Lionel Messin që të jetë pjesë e tyrë. Duket se përveç prirjeve terroriste, organizata “ISIS” ka prirje edhe për humor. Të paktën kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen një mesazhi në Twitter, që është shkruar nga një llogari me emrin “ISIS”. Kjo ka ndodhur, kur Lionel Messi ka shënuar gol ndaj Iranit.
 
“ISIS uron Messi’n dhe e fton atë që t’i bashkohet grupit në xhihad” shkruan organizata terroriste në Twitter. Sa e vërtetë është ky profil, kjo mbetet për tu vërtetuar.  
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)