Lajmi që vjen përtej kontinentit se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, është padyshim i mirë. Ky lajm vjen si një reflektim i botës perëndimorë ndaj të gjitha padrejtësive të bëra në kurriz të shqiptarëve në 30 vite. Shtetet e Bashkuara pra, nuk i paskan mbyllur sytë para ngjarjeve më të kobshme që ky vend ka përjetuar, nga trazirat e 97, tek Gërdeci dhe 21 Janari. Të gjitha nën qeverisjen e Sali Berishës, personit që edhe në opozitë ka bërë thirrje veç për radikalizim me hunj e zjarre.
Departamenti Amerikan është kujdesur jo më kot që në listë të fusë të gjithë familjen e ish-presidentit që më pas na u rikthye si kryeministër për ta gjakosur sërish vendin. Pengesa që i ka vendosur fëmijëve të tij është ‘hakmarrje’ në emër të shqiptarëve nda njeriut që prishi ëndrrat e fëmijëve të popullit të tij. E pra, nuk do të ketë kurrë një ‘American Dream” për pasardhësit e Sali Bershës, të përfolur gjatë qeverisjes së të atit si abuzues e përfitues nga Gërdeci e deri te privatizimet e ndërtimet.
Të paktët zëra brenda PD-së që kanë reaguar pas këtij vendimi ekstrem flasin për konspiracione. Mbështetës periferikë të Berishës shkruajnë në rrjetet sociale se shpallja ‘non grata’ vjen nga klani Vuçiç-Rama duke njollosur kështu presidentin Joe Biden. Por duke harruar se ambasadorja Yuri Kim që e ka duartrokitur vendimin e DASH, ka ardhur nga administrata e Donald Trump. Qesharake dhe e pavlerë të komentohet më gjatë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Akuzat nga pasurimi në sajë të pushtetit, tek aktet korruptive janë kopsitur sikur Anthony Blinken të kishte jetuar mes nesh. Sot është dita që t’i themi faleminderit SHBA-ve. Amerikanët na mësuan se nëse drejtësia jonë vonon dhe harron, kjo s’ka ndodhur mijëra kilometra larg.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Lajmi me i bukur per Shqiptaret! Falenderoj Zotin qe me dha jete te perjetoj kete lajm. 30 vite maskarade nga te paudhet! Flm Amerike!
PërgjigjuNjerezit e ditur e mbyllin jeten ne ngjitje e jo ne zbritje. Ky zgjodhi rrugen e nje mafiozi. Mafiozi e fillon duke u ngjitur me shpejtesi dhe duke i konsumuar ne fillim "postet" e jetes. Dmth behet ne moshe mesatare kryetari i bandes ose i organizates mafioze dhe ne fund te jetes e kap drejtesia dhe e mbyll jeten me turp i akuzuar. Keshtu dhe ky palaco. Zgjodhi ta mbyllte me cnderim. Sepse nese do ishte i zgjuar, do e kishte nisur gradualisht ngjitjen e politikes dhe duke e mbyllur me ndoshta president ose te pakten nje plak i urte qe do duhej t'i kerkonim mendim. Ptu fare e keqe, sepse ti ishe tersi i ketyre 30 viteve tranzicion te sterzgjatur.
PërgjigjuMire e ke ti por nuk kishte kapur miliardin akoma qe te jepte doreheqjen nga politika,keshtu qe vendosi te vazhdoj me punen e nisur