Në fakultetet e Tiranës, këtë të mërkurë auditorët ishin bosh. Diku studentë që ishin paraqitur, nuk gjenin pedagogë, ndërsa aty ku disa pedagogë ishin të gatshëm për mësim, nuk kishin kujt t’i jepnin leksione.

Por në protestën e thirrur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, kjo masë e madhe që nuk ishte në mësim, nuk u reflektua në grumbullimin para Universitetit Politeknik. Numri i pjesmarrësve u duk më i vogël dhe se ai i një dite më parë kur u njoftua vendimi për bojkot.

Ndalesa e radhës ishte përpara kryeministrisë, ku një grup pedagogësh iu bashkuan dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, dhe vajzës së tij, Argita Berishës, por e kundërta ndodhi për pjesëmarrësit e tjerë. Sapo familja Berisha u afrua, sheshi u boshatis.

Kryetari i sindikatës dhe ish-zyrtar i SHIK-ut gjatë qeverisë së Berishës, Aleksandër Kovaçi, mbante në duart së bashku me të tjerë një parullë në mbështetje të studentëve.

Në mënyrë të pazakontë dhe aspak normale për një pedagog universiteti, Kovaçi sulmoi televizionin dhe gazetarin e Report Tv, kur po i kërkohej një vlerësim i tij për bojkotin e shpallur.

Në qytetet e tjera të vendit panorama ishte e ndryshme.

Në Korçë sot nuk u zhvillua procesi mësimor. Studentë e pedagogë bojkotuan, ndërsa një grup i vogël studentësh marshuan në qytet. Pranë gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, u bënë thirrje gjimnazistëve t’i bashkohen protestës.

Në Universitetin e Vlorës procesi akademik u zhvillua normalisht. Megjithatë disa prej tyre thanë për mediat se e mbështesin protestën e Tiranës.

“Jam pro protestës dhe ia vlen të bëhet.”

Duam kushte më të mira, taksa më të ulëta”, thanë disa studentë.

Në Durrës procesi mësimor vijoi normalisht. I gjithë stafi pedagogjik është paraqitur në auditore.

“Gjithë personeli akademik është si zakonisht, sipas orarit të mësimit. Të gjithë janë nëpër auditorë, po vazhdohen leksionet normalisht”, tha zv.rektori Edi Puka.

Në Gjirokastër nuk ka bojkot. Rektori, Jaho Canaj, deklaron se universiteti nuk është pjesë e lëvizjes sindikaliste te pedagogeve.

“Nuk ka asnjë lloj strukture të tillë”, tha Canaj.

Edhe në filialin e Sarandës të Universitetit të Tiranës, mësimi vijon normalisht. Në Universitetin e Elbasanit, një pjesë e studentëve dhe pedagogëve kanë bojkotuar mësimin por nuk kanë dale në protestë. Të tjerët vijuan leksionet.

Edhe në Shkodër, bojkotit nuk i janë përgjigjur të gjithë studentët, pasi një pjesë e tyre u paraqiten në universitet. Ndërsa pedagogët ende s’kanë firmosur peticionin e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Protestuesit largohen nga Kryeministria pas tubimit me pedagogët, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit (PAMJE ME DRON)

 

Protestuesit janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit. Pasi iu bashkuan pedagogëve te Kryeministria, ata ikën dhe më pas marshuan drejt Ministrisë

Ora 11:44
Një grup pedagogësh dhe studentësh bojkotojnë mësimin në Korçë, marshojnë në rrugët e qytetit! Përplasje me policinë: Po bëni terror (VIDEO)

 

Një grup pedagogësh dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë, duke iu bashkuar protestave në mbështetje të kërkesave të studentëve në Tiranë. Ata janë mbledhur fillimisht në ambientet e universitetit, nga ku kanë nisur një marshim paqësor në rrugët e qytetit.

Gjatë marshimit, studentët janë ndalur para gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, ku u kanë bërë thirrje gjimnazistëve t'i bashkohen protestës. Ata i janw drejtuar efektivëve me thirrjet “Po bëni terror”.

Ora 11:33
S’ka bojkot në rrethe, mësimi vijon normalisht në universitetet e Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Sarandës (VIDEO)

Nuk ka bojkot të mësimit në universitetet e rretheve, pavarësisht thirrjes së Sindikatës së Universiteteve për ndërprerjen e procesit mësimor në solidaritet me studentët protestues në Tiranë. Në Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë, pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht në auditore këtë të mërkurë, pa ndërprerje të procesit mësimor.

Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët shprehen në mbështetje të protestave në Tiranë, duke kërkuar kushte më të mira në universitete dhe ulje të tarifave të studimit. Megjithatë, ata nuk i janë bashkuar bojkotit dhe nuk kanë organizuar protesta, ndërsa mësimi ka vijuar normalisht.

Edhe në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk ka bojkot. Rektori Jaho Canaj deklaroi se universiteti nuk është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe se për sindikatën që ka shpallur bojkotin është njohur për herë të parë dje përmes mediave.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, zëvendësrektori Edi Puka konfirmoi se i gjithë stafi pedagogjik është paraqitur në auditore dhe se mësimi ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditëve të protestave. E njëjta situatë paraqitet edhe në Sarandë, ku nuk ka pasur ndërprerje të mësimit apo protesta të organizuara.

Në Universitetin e Elbasanit, një pjesë e studentëve dhe pedagogëve kanë bojkotuar mësimin por nuk kanë dalë në protestë.Te tjerët vijuan leksionet. Edhe në Shkodër, bojkotit nuk i jane pergjigjur të gjithe studentët, pasi një pjesë e tyre u paraqitën në universitet. Ndërsa pedagogët ende s’kanë firmosur peticionin e Sindikatës se Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
4.4 / 5 (7 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Emigranti: 21/10/2026 18:22

    Per Vloren e di une sa i mire eshte universiteti, po ai i Sarandes do jete akoma edhe me i mire ...

    Përgjigju
  • UPT: 21/10/2026 11:42

    Universiteti i Vlores, kjo çerdhe korrusioni, paaftesie dhe nje repart special i Rilindjes!

    Përgjigju
    • Vlora ne gjume: 21/10/2026 13:38

      Universiteti i Vlorës historikisht ka qene qender e korrupsionit, injorances, paaftësisë dhe kurvllekut te cdo niveli.

    • Mara emigrante ne Itali: 21/10/2026 13:31

      Bravo Vlora si gjithmon heroike .UPT=uzupim nga palloshet tradhetar ,Vlora nuk mer mend e berishisteve qe veshi me te zeza grate vlonjate o pallosh pa tru .

  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?