Një informacion se një anëtar i rrezikshëm i një grupi kriminal kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon, raportohet se ka rënë në dorë të policisë. Lajmi mësohet se është njoftuar nga vetë Gledis Nano ndërsa prokuroria dhe policia zyrtarisht nuk konfirmojnë asnjë informacion. 

Por i gjithë plani sipas informacioneve paraprake jo zyrtare ka dështuar pasi është zbuluar nga policia e shtetit tre muaj më parë.

Paraprakisht dyshimet janë se plani për vrasjen e ish-kryepolicit është bërë për shkak të hetimeve që Nano ka bërë për të njëjtin grup në kohën ishte drejtues i Antiterrorit.

Nuk dihet saktësisht në çfarë kushtesh policia ka zbuluar planin për të cilin raportohet se vijojnë hetimet sekrete. Sidoqoftë deri më tani nuk ka ende një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit apo Prokuroria, ndaj Pritet që nga autoritetet të ketë një informacion zyrtar.