Një grup protestuesish janë grumbulluar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku janë shënuar disa momente tensioni me policinë. Protestuesit janë shtyrë herë pas here me efektivët, ndërsa janë raportuar edhe disa shoqërime.
Protestës i është bashkuar edhe aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, e cila shprehu mbështetjen për lëvizjen “Flamingo” dhe akuzoi autoritetet për dhunë dhe represion ndaj protestuesve.
"Vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh", tha ajo.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Lajm në përditësim...
Policia po largon protestuesit nga Bulevardi, ndërsa situata është tensionuar në momentin e ndërhyrjes, ku ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.
Këta të fundit kanë hedhur ndaj tyre spray lotsjellës, ku sipas raportimeve protestuesit nuk po kryenin veprime shqetësuese.
Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së grupit “Flamingo” përpara Kryeministrisë në Tiranë. Në një deklaratë nga protesta, ajo shprehu mbështetjen për lëvizjen, e cila ndodhet në ditën e 173-të të saj.
"Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh" tha ajo.
Policia ka ndërhyrë në bulevard, duke larguar protestuesit dhe duke liruar rrugën për qarkullimin e automjeteve.
Gjatë ndërhyrjes janë shënuar momente tensioni dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.
Ndërkohë, në pamjet e siguruara shihet një protestuese duke debatuar me policinë.
-
Po ik moj debile se ju doli boja njerzit do te levizin me makine te bejne punet e tyre cfare kusuri kan nga ju qe skeni pune e dilni pernate aty,policet jane aty te bejne punen e tyre,se ty nuk te lene te shkosh ne pune apo kur kthehesh nga puna e te bllokojne rrugen cfare do beje
Përgjigju










Komente
Komento