28 kandidatet e BKH të përzgjedhur nga SPAK kanë nisur trajnimet, por për tu plotësuar përfundimisht BKH duhet të ketë 60 anëtarë, ndaj vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet “hetues”.

Ambasada e SHBA në Tiranë bën me dije se Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet për tu bërë anëtarë të BKH.

“Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë.

Ky grup elitar do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike. Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara”, thuhet në njoftim.