Një grup studentësh në Korçë ngujohen brenda Fakultetit, policia kyç derën (VIDEO)

KORÇË- Mësimi vijon normalisht në Universitetin Fan S. Noli të Korçës por një grup studentësh mbasditen e sotme kanë vendosur të ngujohen brenda Fakultetit të Ekonomisë.

Gazetarja e Report Tv Iris Rezhda raporton se rreth 20 studentë ndodhen brenda ambienteve të Fakultetit ndërkohë policia private e Universitetit është prezente dhe nuk lejon asnjë person tjetër t'i bashkohet grupit të ngujuar duke kyçur derën. Ka qenë një postim i Këshillit Studentor të Universitetit Fan S. Noli i cili i bën thirrje edhe studentëve të Korçës të ngujohen. Sipas postimit, Këshilli Studentor kërkon rrëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë si dhe plotësimin e 17 kërkesave të studentëve të Universitetit Fan S. Noli drejtuar Rektoratit pak ditë më parë, por që nuk janë plotësuar edhe pse afati i ultimatumit ka mbaruar.

                                             Postimi i Këshillit Studentor të Universitetit Fan S. Noli

Mësohet se studentët do të qëndrojnë edhe gjatë natës duke përdorur mjete rrethanore për t'u ngrohur për shkak të temperaturave të ulëta në qytetin e Korçës. 

Kështu Korça bëhet qyteti i katërt në të cilin studentët zbatojnë idenë e ngujimit brenda Fakutleteve pas Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani