Universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Tiranën, Qiraxhi nga 'Qëndresa Qytetare': Të njëjtin fat pritet të kenë edhe universitetet e Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës

Universiteti i Korçës ka kërkuar të bashkohet me Universitetin e Tiranës, pas rënies së ndjeshme të numrit të studentëve. Mbi ketë kërkesë senati akademik ka dhënë një vendim ku shpreh 100% dakordësi  për shkrirjen e Universitetit të Korçës me atë të Tiranës.

Mbi këtë situatë Migen Qiraxhiu nga “Qëndresa Qytetare”, në një intervistë për "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitajn në Report Tv tha se vendim i cili është marrë në senatin akademik për të cilin tashmë pritet dakordësia nga Universiteti i Tiranës është një  pasqyrim i një sfondi kaotik ku përfshihet rektori i universitetit, senati dhe personazhe të tjerë politik të qarkut Korçë.

Sa i përket aspektit ligjor të kërkesës që Universiteti i Korçës ka bërë, Qiraxhi tha se universiteti legjitimohet të bëjë një kërkesë të tillë por kjo duhet të bazohet në arsye të forta.

“Në aspektin teknik dhe ligjor një universitet në vendin tonë ka të drejtë për të propozuar shkrirjen me një universitet dhe ajo që është kuptuar nga komunikimi që ka bërë Universiteti i Korçës ka një përgjysmim të studentëve që studiojnë aty dhe kjo ka krijuar vështirësi financiare, pasi për shkak të autonomisë qo universitetet kanë fituar me reformën e 2015-s , e cila u dha këtyre universiteteve të drejta pothuajse të barabarta me universitetet private të cilat konkurrojnë me njëra tjetrën dhe në një farë mënyrë sigurojnë mbijetesën e tyre vetë. Mirëpo keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencës na ka sjellë në situatën ku ndodhemi.’- tha Qiraxhi.

Të njëjtin fat si i Korçës sipas aktivistit do të kenë edhe universitetet e Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës.

"Të gjitha universitetet që nuk janë rreth qendrës së Tiranës përballen me problematikën e numrit të ulët të studentëve, Korça ,Vlora, Shkodra dhe Gjirokastra, e cila numëron rreth 1000 deri në 1200 studentë në vit dhe në fakt mendoja se kalaja e parë që do të binte do të ishte Gjirokastra. Sa i përket universiteteve të tjera më afër qendrës së Tiranës, diferencë bën Durrësi i cili ka mbajtur preferueshmeri për regjistrime."- tha ai.

Tutje, ai tha se arsimi është një rrugë që mund të shpie Shqipërinë drejt zhvillimit dhe cilësia e arsimit përcakton cilësinë e brezave që vijnë.

“Ajo që na ka mbërthyer 24 orët e fundit është fakti se në jemi një vend në zhvillim dhe nëse do t’ja dalim në konkurrencë me kombet e tjera dhe me Evropën mund t’ja dalim vetëm në sajë të çështjeve të arsimit, pra plagët që ne kemi mund të mbulohen nëse do të arrijmë një nivel arsimi cilësor që do të prodhojë të rinj më cilësor, më të arsimuar dhe më të mirë në këtë vend. Ajo që ndodhi është që ironikisht shohim që në 24 orët e fundit në universitetin kryesore të vendit, pra në Universiteti i Korçës kemi një vendim nga senati që e shkarkon dhe një rektor që jep lajmin që shkarkon veten nga detyra dhe do të bashkohet me Tiranën.Këto universitete patronazhohen politikisht, pasi kemi parë që në vendimin e dhënë senati mori vendim 100% për shkrirje ndërkohë që pas 24 orësh kur erdhën disa nga reagimet e disa personazheve të fuqishme politike në qarkun e Korçës, disa anëtarë të senatit paturpësisht pretendojnë se kanë votuar një material të cilin nuk e dinin se çfarë ishte në të vërtetë dhe kjo e bën akoma më dramatike situatën.- tha Qiraxhi.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nekronepotizmi i universiteteve: 27/06/2023 09:19

    Universitetet janë kthyer në qëndra që i shërbejnë modelit politik korruptiv e servil, s'kanë lidhje me edukimin dhe kërkimin shkencor. Janë të kapura e të shitura tek sigurimsat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi