Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun Shkodrës, Marjana Koçeku, ka ndarë në rrjetet sociale një video të një banori që ka improvizuar një gjenerator.
“Ky është hidrocentrali i Zefit”, shkruan ajo krah videos.
Pajisja është e krijuar me mjete të thjeshta si një fuçi e vendosur mbi disa drurë e dërrasa pranë një përroi, një turbinë dhe një tub.
Zefi shpjegon se nga tubi del ujë me presion që më pas godet turbinën. Energjia e prodhuar mjafton për të mbajtur ndezur disa pajisje në shtëpi dhe ndriçimin.
“Këtu del ujë me presion dhe bie këtu, prodhon energjinë këtu, mban tërë dritat e shtëpisë dhe dy televizorë”, thotë Zefi.
“Ti e ke rregulluar jetën me të tëra në këto male”, përmbyll Koçeku.
Komente











