Një histori që të rikthen shpresën dhe besimin/ I riu shqiptar gjen paratë e humbura të të moshuarit italian dhe ia dorëzon pas 7 ditësh

Një histori që të rikthen shpresën dhe besimin/ I riu shqiptar gjen paratë e humbura të të moshuarit italian dhe ia dorëzon pas 7 ditësh

Foto ilustruese

"Kur ju keni humbur 50 euro, por gjithnjë keni qenë një person i ndershëm dhe i respektuar"…Kjo është një histori që haset rrallë në shoqërinë e hipokrizisë,egoizmit dhe interesit të ngushtë vetjak. Një mësues në pension nga Tarantino, Ranieri Cosimo ka rrëfyer për gazetën italiane “Mezzogiorno” një episod të ndodhur së fundmi, që i ka rikthyer besimin dhe shpresën. 

Në një nga ditët kur 80-vjecari italian po përshkonte tregun me dëshirën e kuriozitetin për të zbuluar shumë e më shumë, nën ngjyrat e frutave dhe perimeve, i ndodhi diçka e paharrueshme.

“Javën e kaluar, sikurse çdo ditë, unë shkova në treg për të blerë. Ndryshe nga zakonisht, megjithatë, gjendja ime ishte ndryshe. Isha i mërzitur dhe i turbulluar sepse përpara së të dilja nga shtëpia mora një telefonatë të pakëndshme nga vëllai im, i cili më tha se gjendej në spital për një problem serioz shëndetësor. Pavarësisht kësaj, pazari duhej bërë, kësisoj, ndava 150 euro në tre pjesë me nga 50 euro dhe mbërrita në treg”, rrëfen i moshuari.

"Mbaj mend – vazhdon ai së treguari –se në duar kisha një 50 euro që sapo e kisha tërhequr nga portofoli për të paguar vasketën plastike që do të blija. Por në momentin e blerjes nuk i kisha më ato para. I pyeta njerëzit rreth meje nëse e kishin gjetur, por askush nuk kishte pikasur gjë. Pa bërë shumë zhurmë, për shkak se nuk është në natyrën time, nxorra një kartëmonedhë tjetër nga portofoli im”

Ditët vijuese të 80-vjeçarit nuk do të ishin aspak të lehta. Krahas vëllait i cili i gjendej i shtruar në spital, edhe ai vet u përball me një sërë problemesh shëndetësore dhe u detyrua edhe ai të shtrohej po ashtu. Pas një jave të plotë, i moshuari itlaian u rikthye në shtëpi në një gjendje më të mirë. E kështu, teksa rutina filloi të zinte vend, ai iu rikthye blerjeve të përditshme. 

Në një nga këto ditë, një djalë i ri shqiptar, bashkëpunëtor me një familje italiane ku njëri ishte ish-nxënës i mësuesit të vjetër, i afrohet këtij të fundit dhe i thotë: Këto janë paratë e tua zotëri!

“Ai më vendos 50 euro në dorë dhe më thotë se më ka pritur ditë të tëra duke shikuar drejt Via Lucania e duke pritur që të shfaqesha nga momenti në moment, për të më rikthyer atë që kisha humbur disa ditë më parë. Ky gjest riktheu tek unë besimin dhe shpresën, që për shumë vite ishte venitur”, përfundon së treguari Rainer Cosimo. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZOTI ESHTE I MADH: 06/02/2019 19:01

    O te lumte o djale I MIRE. Nuk do te kishin vlere ato 50 euro, aq sa dorezimi i tyre tek i zoti. Rritja e shpreses per nje bote me te mire e se ka akoma njerez te mire e te ndershem eshte arritja me e madhe e s'ka te paguar. Edhe mua me ka ndodhur nje here ne Maqedoni ne pazar te Ohrit, shitesi nje djale i ri maqedon (shqiptar maqedonie), erdhi verdalle disa here i merakosur, derisa me gjeti ne anen tjeter te tregut per te me dorezuar ca para qe une gabimisht ia kisha dhene teper. Nuk pershkruhet se sa mire u ndjeva, jo aq per parate e ktheyera se sa per xhestin fisnik dhe shumerespektuar qe ai djale i thjeshte beri. S'do ta harroj kurre... Ka akoma njerez te mire, po te keqite si lene te duken...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin