Asnjë humbje jete nga COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit! Vetëm 2 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv

Asnjë humbje jete nga COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit! Vetëm 2 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv

Situata e COVID në vend është drejt përmirësimit. Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga COVID në 24 orët e fundit. Kështu ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë e cila po ashtu njofton se vetëm 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 4064 teste të kryera.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërkohë që po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Sakaq janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4,064

Testime totale            781,556

Raste pozitive             132,496

Raste të shëruara        129,941

Raste Aktive                  100

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       33

Tiranë          30

Durrës          10

Berat             7

Lezhë           7

Elbasan        5

Dibër             3

Kukës           2

Korçë              1

Fier                  1

Vlora                1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Situata e COVID në vend, Manastirliu: Vetëm dy pacientë me koronavirus po marrin trajtim në spitalin Infektiv

Vetëm dy persona me COVID, po marrin trajtim në spitalin Infektiv. Lajmi e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se vijon që të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.

'Vetëm 2 pacientë me COVID 19, po marrin trajtim në Spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin'- shkruan Manastirliu.

Vijon...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt