Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Blutë e Vlorës kanë vënë në pranga një person me inicialet Th.H., pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi një shumë parash nën kërcënimin e thikës.
Sakaq, mësohet se policia në Sarandë ka arrestuar një 34-vjeçar, për veprat penale ‘Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike" .
Në pranga ka rënë i riu me inicialet S.M. Burime bëjnë me dije se ky person ka goditur me sende të forta A.K., si dhe ka prishur qetësinë publike.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike" shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente








