Një i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është një burrë 63 vjeç, i cili kishte qenë në trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Shkupit, që nga 6 maji.

Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka arritur në 113. Numri më i madh i vdekurve është në Shkup, gjithsej 24 persona, ndërsa qyteti i dytë me më shumë viktima është Kumanova, me 21 vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 20 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit. Prej tyre, 16 janë në Shkup, dy në Kumanovë dhe dy në Prilep.

Numri i personave që ende janë pozitivë me koronavirus është 417 nga 1,941 persona që janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë edhe 24janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1,411.

Ministria ka njoftuar për realizimin e 744 testeve dhe prej tyre 355 janë në kuadër të kontrolleve për punonjësit e kopshteve.

Që nga paraqitja e virusit, në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 24,762 teste.

Drejtuesit e institucioneve edhe të shtunën kanë përsëritur thirrjet për respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusit, në veçanti gjatë festës së Fitër Bajramit që shënohet të dielën.

Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rralla që ka lejuar faljen e Bajramit, duke e shtyrë ndalesën për lëvizje nga ora 11:00 deri të martën në orën 5:00.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi në një mesazh drejtuar besimtarëve, i ka ftuar që të respektojnë masave të aplikuara nga institucionet shëndetësore.

“Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishme të masave që po i imponon pandemia sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim i rëndësishëm fetar islam”, ka deklaruar Rexhepi.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i ka përmbushur pritshmëritë Reforma në drejtësi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Deputetët e PS mesazh Sandër Lleshajt: Nuk ke punë me përgjimet se je njeri politik, janë kompetencë e prokurorisë