‘Një javë me shumë shance, tregohuni të vëmendshëm për të ‘kapur’ momentin!’ Horoskopi javor 12-18 qershor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë e qetë edhe pse me shumë mundësi, të cilat kërkojnë vëmendje për t'i shfrytëzuar në kohën dhe momentin e duhur. Java fillon me hyrjen e Plutonit në Bricjap dhe me Mërkurin në Binjak si dhe Afërditën në Luan, ku ndikime më të mëdha do të kenë shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit. Ndërsa, për shenjën e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqve ndikimi planetar kërkon pak vëmendje, sidomos në datën 15 qershor në lidhje me punën. Më datën 17 qershor klima do të ndryshojë, sepse një gjashtëkëndësh që bën Mërkuri në Binjak dhe Venusi në Luan do të sjellë ndikime favorite dhe pozitive në lidhje me çështjet e punës, karrierës dhe dashurisë.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 12-18 qershor 2023.

Dashi

Ngjarje të rëndësishme do të keni përgjatë kësaj jave, e cila në fushën e punës duket se do të jetë e stabilizuar dhe pozitive. Do të keni mjaft mundësi për të shfrytëzuar përgjatë kësaj jave! Dhjetë ditëshi i parë duhet të ketë pak vëmendje në menaxhimin e financave, përpiquni që të mos prishni më shumë sesa fitoni, pasi do të keni disa ndikime në këtë aspekt, ndaj është në të mirën tuaj të bëni pak kujdes në anën ekonomike financiare. Ndërsa, në çështjet shpirtërore duket se e keni mundësinë për ndryshime dhe shanse do t’ju jepen tani e tutje. Një njohje e re shumë shpejt mund të kthehet në një lidhje serioze. Mos dëgjoni se çfarë thonë të tjerët, nuk ka vend për t'u shqetësuar! Nëse keni për të bërë një udhëtim bëjeni nga mesi i javës.

Demi

Për ju të shenjës së Demit nuk është rastësi ajo që do të bëni. Do të nisni diçka të re në fushën e punës dhe karrierës. Ndikimi planetar do të jetë favorit, por për 10-të ditëshin e dytë kërkohet pak vëmendje në takime që do të bëni, sepse kjo javë është pak e lodhshme, do të duket disi e vështirë por në fakt është një javë ku mund të arrini qëllimet tuaja. Është një moment pozitiv ky në lidhje me punën tuaj, është një periudhë e mirë për marrje vendimesh si dhe për ndryshime. Ndikim pozitiv do të keni dhe në fushën e dokumentacionit. Ndërsa në fushën e dashurisë duhet të bëni pak kujdes, keni pak luhatje sentimentale përgjatë kësaj periudhe. Një njohje e re mund të shfaqet në horizont gjatë një udhëtimi të papritur.

Binjakët

Duket se Binjakët janë shumë të rëndësishëm në fushën e ekonomisë dhe vazhdimësisë së gjërave. Kjo javë është shumë e mirë në lidhje me punën, në lidhje me takime, vendime, stabilizime e ndryshime. Dhe jo vetëm kaq, është një mundësi shumë e mirë që ju jepet në fushën ekonomike, dhe këtu është çelësi i suksesit tuaj që do të dini të shfrytëzoni më së miri çdo mundësi që do ju jepet. Përsa i përket menaxhimit të punës tuaj, korrektësia do të mbizotërojë. Gjithsesi pritet të keni një ndryshim në punën tuaj, i cili do të ndryshojë dhe taktikën e veprimeve tuaja. Ndryshimi do të jetë pozitiv për ju dhe karrierën tuaj. Është një periudhë shumë e mirë në fushën ekonomike financiare dhe jo vetëm, fati do të jetë krah jush në çdo vendim që do të merrni. Nga mesi i javës mund të merrni një lajm që do ju gëzojë. Përgjatë kësaj jave është shumë mirë që të bëni shumë takime dhe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me njerëz, të cilët mund t'ju ofrojnë mundësi bashkëpunimi. Në anën shpirtërore çdo gjë duket se shkon mbarë, vetëm kujdes qëndroni larg debateve!

Gaforrja

Për ju të shenjës së Gaforres duket se tani ka ardhur momenti dhe koha më pozitive në lidhje me disa takime që do të bëni, në lidhje me ndryshime që do të keni tani e tutje, të cilat do të jenë ndryshime themeltare sidomos në kuadër të punës tuaj. Do të keni një ndikim planetar favorit, është koha e zhvillimeve të reja dhe mundësive të mëdha. Meqënëse Gaforret kanë shumë gjëra të rëndësishme në këtë javë për të bërë në fushën e punës dhe sidomos ata që janë në role drejtuese duhet të tregohen të vëmendshëm, pasi kanë mundësi për një ndryshim të madh pozitiv. Në çështjet shpirtërore është mirë të bëni pak kujdes, sepse disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet. Menaxhoni pak më mirë kohën mes punës dhe detyrimeve shpirtërore.

Luani

Përsa i përket kësaj jave, Luani do të fokusohet shumë në fushën e punës. Kanë shumë gjëra për të stabilizuar, java nis e vrullshme për to, por do të përfundojë shumë mirë. Do të kenë mundësi për të bërë takime të rëndësishme ekonomike financiare si dhe takime me mjaft ndikim në fushën e punës dhe karrierës. Në fakt Luanët asnjëherë nuk kanë patur problem në punën e tyre, edhe pse mund të jenë ndjerë të lodhur gjithnjë e kanë gjetur mundësinë në zgjidhjen e problemeve. Kjo javë është një javë pozitive për ju, ku do të mbizotërojnë mundësitë të cilat do të duhet t'i shfrytëzoni sa më mirë. Qëndroni sa më larg dilemave dhe skepticizmit që ju karakterizon, pasi jeni në një periudhë ideale për të vepruar. Ndërsa në anën shpirtërore duhet të bëni pak kujdes, pasi ndonjë problem i vogël ende i pa mbyllur mund të prishë stabilizimin tuaj, megjithatë nuk ka vend për t'u shqetësuar.

Virgjëresha

Mundohuni që këtë javë të shikoni 'pikat e dobëta' që ju shqetësojnë. Mund të jetë një çështje ekonomike, një punë e lënë pas dore apo pamundësia për të arritur të mbyllni një punë në kohën e duhur. Do të jetë në të mirën tuaj t'i shikoni gjërat më mirë dhe të qartësoheni në mendimet dhe vendimet tuaja. Ka një ndikim shumë të madh në shenjën e Virgjëreshës, ndaj nuk ka vend për t'u stresuar dhe për t'u shqetësuar sa i përket punës tuaj. Mund të keni disa ndryshime për mirë, të cilat do ta çojnë fokusin tuaj drejt ekonomisë dhe financave. Është një periudhë ideale kjo në stabilizimin e ekonomisë ku mund të arrihet suksesi i garantuar. Kurse në çështjet që lidhen me anën shpirtërore keni mundësinë për të zgjidhur çdo problem apo pengesë që mund të hasni rrugës. Vendime të rëndësishme është mirë t'i merrni sot dhe jo nesër!

Peshorja

Sado që të tjerët mund të flasin për ju, ju ecni përpara. Në këtë javë do të zgjidhet një problem i madh ligjor ku ju dilni të fituar. Gjithashtu këtë javë do të keni mundësi të mbyllni çdo çështje problematike të mbetur pezull nga e kaluara. Janë çështje të mbetura në tentative, të cilat falë ndikimit planetar favorizohen drejt zgjidhjes. Është momenti dhe koha e duhur për të zgjidhur gjithçka ashtu siç ju dëshironi. Gjithashtu është një periudhë shumë e mirë në lidhje me punën dhe karrierën si dhe vendime të rëndësishme që do të merren këtë javë. Në aspektin e financave, keni një stabilizim ekonomik. Gjithashtu, në fushën e dashurisë koha është me ju, e keni mundësinë të arrini aty ku dëshironi.

Akrepi

Përgjatë kësaj periudhe Akrepët do të fokusohen më shumë tek dashuria. Kanë një çështje që kërkon zgjidhje dhe me pak durim dhe vullnet do të arrijnë rezultatin e duhur. Për këtë do të favorizoheni dhe nga ndikimi pozitiv planetar që keni si në anën shpirtërore ashtu dhe në fushën e ekonomisë. Sa i takon Akrepëve të 10-të ditëshit të parë do të ndihen më të fuqizuar në gjërat dhe veprimet që do të bëjnë dhe fokusin më të madh do t'a kenë tek puna e tyre. Në përgjithësi për të gjithë Akrepët do të jetë një javë shumë pozitive në zgjidhjen e çdo problemi që mund të kenë pasur. Është një mundësi shumë e mirë tani për Akrepët pasi janë me ide të qarta, ata dinë shumë mirë se ku duan të shkojnë. Në punë gjithçka do të shkojë mbarë dhe mundësitë e zhvillimit nuk do mungojnë. Në çështjet shpirtërore do të keni mundësi për të "korigjuar" disa gabime.

Shigjetari

Për Shigjetarët do ishte mirë që të kuptoni atë që me të vërtetë dëshironi të investoni në kohën tuaj. Fokusohuni më shumë në punën tuaj, pasi ju keni lindur për karrierë dhe është një moment ky shumë i mirë për "t'u shfaqur". Keni të gjitha mundësitë për të arritur qëllimet tuaja dhe për të arritur me financat aty ku ju dëshironi. Në lidhje me çështjet shpirtërore duhet të jeni pak të kujdesshëm me fjalët pasi mund të grindeni pa qenë e nevojshme. Përgjatë kësaj jave mos e humbisni një udhëtim, i cili ka premisa që të rezultojë shumë i rëndësishëm dhe me përfitime ekonomike dhe shoqërore. Mundësitë nuk do mungojnë as këtë javë për ju duke zgjidhur çdo problematikë që mund t'ju shqetësojë.

Bricjapi

Do të kenë këtë javë Bricjapët një mundësi shumë të mirë për të zgjidhur disa probleme që kanë pasur më përpara. Ka ardhur gjithashtu një moment shumë pozitiv në anën ekonomike financiare. Edhe ato gjëra që në pamje të parë do të duken të vështira, do të kalohen nga ju pa asnjë pengesë. Do të nisni një rrugëtim të gjatë në fushën ekonomike, i cili pa shkëputje do të jetë vetëm pozitiv. Keni të gjitha mundësitë për të shkëlqyer në punën tuaj, është një periudhë mjaft e mirë kjo për Bricjapët. Përgjatë kësaj jave do të keni mundësinë për të bërë disa takime të rëndësishme që kanë të bëjnë pikërisht me punën tuaj aktuale dhe me disa ndryshime që mund t'ju propozohen. Në çështjet shpirtërore keni mundësinë e stabilizimit të lidhjeve me probleme.

Ujori

Edhe pse mund të jeni pak në dilemë nëse do ia arrini qëllimit tuaj, do ju jepet një mundësi shumë e mirë tani, pasi ju jeni shumë korrekt në atë që doni të bëni. Ujorët përgjatë kësaj periudhe do të jenë shumë të favorizuar në çështjet ekonomike financiare, në takime dhe vendime që do të marrin. Tani, ka ardhur koha dhe momenti për të stabilizuar punën tuaj dhe stabilizimi ekonomik do të jetë prioriteti juaj. Është një mundësi shumë e mirë në lidhje me një nismë të re, është koha ideale. 10-të ditëshi i parë dhe i dytë janë më shumë të favorizuar në fushën e ekonomisë, ndërsa 10-të ditëshi i tretë më shumë në dashuri. Sa i takon karrierës, në përgjithësi Ujorët janë të favorizuar dhe me shumë fat në këtë drejtim. Do të jetë një javë e qetë për ju, pa vend për shqetësime pasi pozicionimi i planeteve është në favorin tuaj. Në anën shpirtërore do të keni një bashkim familjar të shumë pritur.

Peshqit

Fokusin më të madh këtë javë do ta keni tek dashuria, por kjo mund t'ju sjellë pak probleme. Arsyeja, vërtetë ju i keni vënë në vijë gjërat, e dini shumë mirë aty ku doni të shkoni, por në anën tjetër disa gjëra nuk janë ashtu siç duken. Kërkohet më shumë kujdes në stabilizimin ekonomik, pasi është një moment shumë i mirë në zgjidhjen e problemeve dhe në shfrytëzimin e mundësive për të zhvilluar ekonominë si dhe punën tuaj. Ndikimi planetar do t'ju favorizojë shumë në fushën e punës dhe karrierës. Do të jetë një javë e mbarë dhe me mundësi. Në fushën shpirtërore do të karakterizoheni nga korrektësia dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)