Një javë pas zotimit ndaj agresionit rus në Ukrainë, Ministria e Jashtme kanadeze preket nga sulmi kibernetik 

Një javë pas zotimit ndaj agresionit rus në Ukrainë, Ministria e Jashtme kanadeze preket nga sulmi kibernetik 

KANADA- Një sulm kibernetik ka prekur Ministrinë e Jashtme të Kanadasë pak pasi Ministrja e Jashtme, Melanie Joly u zotua se do mbronte Ukrainën ndaj agresioneve ruse. 

Incidenti u zbulua të mërkurën e kaluar një ditë përpara se agjencia kanadeze e inteligjencës të thoshte se operatorët e rrjetit të infrastrukturës kritike duhet të rrisin mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve të sponsorizuara nga shteti rus.

"Shërbimet kritike ... janë aktualisht duke funksionuar. Disa aksese në internet dhe shërbime të lidhura në rrjet nuk po funksionojnë aktualisht," tha një deklaratë nga Bordi i Thesarit, i cili ka përgjegjësinë e përgjithshme për operacionet e qeverisë.

"Nuk ka asnjë tregues nëse ndonjë departament tjetër qeveritar është ndikuar nga sulmi," tha ai, duke shtuar se nuk do të jepeshin më shumë detaje.

As Bordi i Thesarit dhe as Ministria e jashtme nuk u përgjigjën kur u pyetën nëse aktorët rusë ishin përgjegjës. Kanadaja ka marrë një qëndrim të fortë kundër ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin ukrainas. Otava flet rrallë për hakimet në sistemet e saj. Në vitin 2011, zyrtarët thanë se "një aktor shumë i sofistikuar kinez i sponsorizuar nga shteti" kishte hyrë në një organ udhëheqës kërkimor. Pekini e mohoi. Në vitin 2014, një ish-ministër i kabinetit kanadez tha se operatorët kinezë dyshoheshin se kishin sulmuar Bordin e Thesarit dhe ministrinë e financave në vitin 2011.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën