Një javë pas kërkesës që fermeri nga Libofsha i bëri kryeministrit Edi Rama për një transformator, sot ky transformator është vënë në punë.

"Një fjalë e dhënë një punë e bërë", shkruan Rama në Facebook.

Në datën 26 qershor, Rama i kërkoi fermerit kohë deri në datën 15 korrik, kur edhe i premtoi se transformatori do të ishte në punë.

Sot, fermeri shprehu falenderime, duke thënë se do t'i vijë në ndihmë një zone të tërë.

"Një premtim i mbajtur në kohë rekord, faleminderit. Nuk do ndihmojë vetëm një apo dy fermerë, por janë shumë fermerë. Kanë shpëtuar nga një barrë e madhe", u shpreh fermeri.  

Në kohë rekord, në zonë është vendosur një linjë e posaçme e transmetimit me gjatësi 1 km, 18 shtylla elektrike, kabina e re  se bashku me transformatorin dhe pajisjet e tjera matëse.

Linja e re e transmetimit dhe transformatori do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike për fermerët e zonës si dhe do të lehtësojë punën e tyre të përditshme gjatë aktivitetit bujqësor.

Transformatori i vendosur në Libofsh