/ ATSH/ - Qëndra e Gjermanishtes dhe Ambasada Gjermane organizojnë sot ne ambjentet e Teatrit të Kukullave ora 17:00 leximin skenik të librit klasik për fëmijë dhe të rinj të quajtur "Një javë plot me të shtuna".
Libri i Paul Maar, është libri i parë i një serie prej shtatë librash, ku tregohen përjetimet e Shtunit dhe me Shtunin.
Libri flet për Shtunin i cili është një qënie e ngjashme me një fëmijë, me pika në fytyrë, me noçkë derri, flokë të kuqë qimefurçë, këmbë bretkose dhe një bark të rrumbullakët.
"Një javë plot me të shtuna" nga është një histori për tolerancën, respektin e ndërsjellë dhe "të huajën" në tërësi - një libër për fëmijë, të rinj, por edhe për të rritur me dialogë komikë, që të bëjnë për të qeshur.
Shtëpia botuese Carpe Diem e sjell këtë libër, të mbështetur nga Deutschzentrum Tirana dhe përkthyesi dr. Pandeli Pani, për herë të parë edhe në gjuhën shqipe.
/Shqiptarja.com