Një jetë e shëndetshme seksuale, Dua rrëfen sekretin për një lidhje jetëgjatë dhe të lumtur

Një jetë e shëndetshme seksuale, Dua rrëfen sekretin për një lidhje jetëgjatë dhe të lumtur

Romain Gavras dhe Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa prej muajsh po shijon romancën e saj me regjisorin francez Romain Gavras, krah të cilit duket mjaft e lumtur dhe e plotësuar.

Elementët që përbëjnë një çift të lumtur dhe jetëgjatë janë të shumtë, çdo takim i dy personave është unik, ashtu sikurse është edhe dashuria apo historia e tyre, por për Dua Lipën ekziston një ‘sekret’ për bashkëjetesën në çift dhe lidhet me pasjen e një jetë seksuale të shëndetshme.

Teksa foli për marrëdhëniet e saj intime me partnerin e saj, këngëtarja tha se çiftet duhet të jenë plotësisht të sinqertë për atë që kanë nevojë seksualisht në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë.

Dua tha se asaj i duket e ‘çuditshme’ të mos e diskutojë këtë temë dhe beson se çdo siklet rreth seksit duhet të lihet mënjanë.

Ylli shqiptar, e cila aktualisht është në lidhje me regjisorin 42-vjeçar Romain Gavras, tha: “Të mos flasësh për seksin me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua”.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë një temë për të cilën mund të flasim më lirshëm, në mënyrë që të heqim dorë nga faji dhe turpi që e rrethon atë”.

Ndarja e sekretit të saj për dashurinë e qëndrueshme është të gjesh kënaqësinë tek njëri-tjetri.

“Është gjithmonë shumë argëtuese dhe kjo kthehet në idenë e mbajtjes së gjërave të freskëta, të gjesh mënyra për të vazhduar të jesh kurioze për partnerin tënd”, tha Dua.

Marrëdhënia e Duas me Romain duket se po forcohet dhe së fundmi ajo ka pushuar me të dhe prindërit e saj.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • topet: 06/09/2023 11:59

    Kjo eshte prostitute moderne.

    Përgjigju
  • Alb: 03/09/2023 16:45

    Ky ashte shemulli sote per rinin.

    Përgjigju
  • Adi: 03/09/2023 15:04

    Kjo çdo muaj i ndrron! Ç'ka për të thënë kjo për lidhjet ej! E kotë fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë