Ai ka rreth një vit që nuk merr më heroinë, e për të hequr dorë nga “droga e vdekjes” po trajtohet me metadon. Tashmë 53 vjeç, Yqmeti tregon se rrugën e drogës e nisi që në moshën 18 vjeç, kur emigroi për herë të parë në Greqi.
'Qysh në 90’ e kam nisur në fillim, kur jam arratisur në Greqi. Aty kur punonim më mësuan në fillim hashashin. Pas dy muajsh e ca më kanë mësuar edhe heroinën. Në fillim e merrja me cigare, kurse ata e merrnin me shiringa. Pastaj më nisën disa kriza dhe u shmanga ca kohë nga grekët. Pas 95’ e fillova sërish këtu në Shqipëri, e merrja të kuqe'.
Dënimi i tij me 6 vite burg bëri që Yqmeti të largohej për disa vite nga droga, por e rifilloi sërish, kur bashkëshortja e tij u nda nga jeta.
'U shmanga ca kohë. Pastaj rashë në burg, më kapën me hashash e bëra nja 6 vite burg. Aty u shmanga disa kohë shumë nga droga. E fillova pastaj kur më vdiq nusja. Aty filluan problemet, më la tre fëmijë, dy goca e një çun'.
E ndërsa tregon se cila është një ditë e tij e zakonshme, Yqmeti rrëfen se asnjëherë nuk ka mundur të kryejë vjedhje, për të blerë drogë.
'Me tregti merrem tani, me rroba e kur mbledh ndonjë gjë nëpër kazanë. Ushqehemi se s’kemi ç'bëjmë. Pa punë jemi, përkrahje sociale nuk marr. Është shumë e vështirë që t’i kthehem më kësaj rruge, s’e nuk është gjë e mirë, nuk shtyhet jeta vetëm me drogë'.
Në ditën ndërkombëtare kundër drogës, ai i bën apel kryesisht të rinjve që të mos e provojnë “helmin e vdekjes”, për të mos shkatërruar jo vetëm veten, por edhe familjen e tyre. Vetëm në këtë qendër rehabilitimi marrin metadon rreth 230 përdorues, 20% prej të cilëve janë femra.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Çmontohet rrjeti i kokainës, arrestohen 2 shqiptarët! Zbulohet ‘strofkulla’ ku fshihnin drogën dhe pajisjet, me plan sekret dhe për arratisje
8 Mars, 15:43
-
Itali/ Trafikantët po bëhen edhe më të zgjuar, shqiptari kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në cigaret elektronike! I gjendet edhe bllok inventari, PAMJET e modifikimit
7 Mars, 22:05
-
Tiranë/ Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona
7 Mars, 16:07
-
Italia e kishte dëbuar, shqiptari rikthehet me identitet fals dhe kapet përsëri në trafik kokaine! I gjendet drogë me vlerë mijëra euro në banesë
7 Mars, 15:49
-
Shisnin kokainë në Divjakë, në pranga 2 vëllezërit drejtues të grupit kriminal dhe një bashkëpunëtor, sekuestrohen dhjetëra doza (VIDEO)
7 Mars, 08:36
-
Kapen 280 kg kokainë në Gjermani, mes të arrestuarve shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë
7 Mars, 08:33
-
Itali/ Shqiptari kapet me 105 kg kokainë të pastër në bagazhin e makinës! Nervozizmi tradhtoi 42-vjeçarin, pakot me stampa dhe kode të grupeve pritëse (VIDEO)
6 Mars, 15:37
-
Shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, 2 në pranga
6 Mars, 11:24
-
Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)
6 Mars, 10:47
-
Elbasan/ Nuk iu bind policisë për të ndaluar mjetin me të cilin shpërndante kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Peqin
4 Mars, 11:33
-
Itali/ Dy korrierët shqiptarë kapen me 20 kg kokainë, vlera 6 mln euro! Dhoma sekrete të magnetizuara, ja VIDEO se si fshihej në bagazhin e makinave!
3 Mars, 17:04
-
Itali/ Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me gati 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash! Trafiku nga interneti, porositë me ‘dërgesë ekspres’
3 Mars, 16:23
Po ky kishte shku ne emigration me punu apo me fillu drogen ?
PërgjigjuDatelindje dhe vite moshe fallco,53 vjec sot i bie te kete lindur ne vitin 1966,dhe 18 vjec ishte ne vitin 1984 ne diktature ku nuk njihej droga dhe kufijte e mbyllur,merre me lang se mishi u mbaru.
Përgjigju