Të mashtruar me premtime boshe, të lënë në harresë dhe pa përkujdesje. Kështu e konsiderojnë veten banorët e fshatrave Bardhaj, Pashtraj dhe Velagosht të njësisë administrative Lumas, në Bashkinë e Kuçovës.
Mungesa e infrastrukturës i përball çdo ditë me vështirësi të panumërta banorët e mbetur ende në këtë zonë. Kryefjala mbetet lidhja e dy anëve të lumit. Ura këmbësore mbi kavo e dërrasa të amortizuara është e vetmja mënyrë për të shkuar në qendrën e njësisë administrative e më tej në qytet. Edhe pse jetike, amortizimi i kësaj ure rrezikon çdo ditë jetë njerëzish.
“Ça të bëjmë? Ku ta kërkojmë të drejtën? Ata njerëz që kemi zgjedhur ne vetëm na japin premtime dhe asgjë tjetër.”
“Kemi të sëmurë, kemi halle, kemi probleme. Tokat i kemi këtej, dyqanet i kemi këtej. Do, s’do, do kalosh.”
Në mungesë të një mundësie tjetër, të detyruar të kalojnë çdo ditë mbi strukturën e pasigurt janë edhe nxënësit e shkollave.
Mungesa e investimeve e ka boshatisur zonën, ndërsa ata që kanë mbetur ende atje jetojnë çdo ditë në varfëri dhe përballje me shurdhërinë e të zgjedhurve, të cilët kanë detyrim ligjor mbrojtjen e jetëve njerëzore, e jo frikën dhe rrezikun në këtë rast.
Komente












Ata kane vetem fjale e premtime,ju keni vetem forcen e votes.Perdoreni mire,mos e shperdoroni e mbajini pergjegjes me vote mashtruesit! S.d.q,ure e vogel eshte,mblidhuni bashke,mblidhni parate e ndertojeni vete!
PërgjigjuNuk ndertohen objektet duke e dhene si jajm por duhet pune .Sa kane punuar per keto 35 vite populli shqiptar ? As nje dite çdo gje e duan gati , si I prishen gjat viteve tani ti rregullojne sepse jane vete fajtor ne prishjen e çdo te mire ne shqiperi.