TIRANË- Një nga pikat më të forta të turizmit shqiptar, përveç natyrës së mrekullueshme, janë sigurisht dhe çmimet konkurruese jo vetëm në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, por edhe në krahasim me vende të tjera të Rajonit.
Kjo gjë vlen gjithandej, veç për kafenetë brenda aeroportit të Rinasit ku në mënyrë të pabesueshme kanë çmime gati dyfish më të larta edhe në krahasim me Italinë. Një pasagjer nisi sot te "Shqiptarja.com" fotografinë e një kuponi tatimor për një kapuçino dhe një briosh të paguara në kafene në Rinas (që nuk menaxhohet nga konçensionari i aeroporti, por nga privatë që kanë marrë me konçension vetëm lokalet) me çmimin rekord 5,58 euro (ose 670 lekë të reja).
I njëjti pasagjer, i mbërritur në aeroportin e Milano-Malpensa pagoi një tjetër kapuçino dhe briosh 3.90 euro!!! Si është e mundur që në Rinas një kapuçino dhe briosh të kushtojë më shumë se në Milano? Dhe si mund t'ua shpjegosh këtë turistëve që vijnë në Shqipëri për të paguar më pak?
Keshtu e kan shqiptaret pakesoi buken edhe shtoi drurin ..po ndoqe ket formul shtohet puna edhe me shum..nga lokali aeroportit ju shkruj..
PërgjigjuNe pergjithesi aeroportet i kane gjerat te shtrenjta,ku me pak ,ku me shume,po kudo eshte e njejta histori.Une per vete asnjehere nuk ble as ne aeroporte,as ne avione.Vetem nje here ne aeroportin e Athines ku po kaloja tranzit,u detyrova te blija dicka se avioni u nis me shume vonese dhe me morri uria,ishte e shtrenjte,por isha e detyruar,por normalisht asnjehere nuk ble ne ambiente te tilla.
PërgjigjuThjeshtë... Unë nuk pi kafe kurrë në Rinas. Jo për mungesë lekësh por për princip! Nuk më pëlqen tu jap lekë atyre që shfrytëzojnë rastin.
PërgjigjuOre te drejt ke ti qe e denoncon. Pse nuk kerkoni sa jam qirat ne Aeroport, se aty do kuptoni ndryshimin midis Aeroporteve
Përgjigju