Në një konferencë për shtyp, Ermal Meta ka shpjeguar mesazhin pas këngës “Stella stellina” me të cilën garon në Sanremo. Kënga, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është ndërtuar në një formë të qëllimshme, shprehet Meta.
Muzika të tërheq edhe të kërcesh, por është teksti ai që të ndalon të mendosh për një çast. Artisti thotë se sot ka një problem shumë të madh me heshtjen. Ai e quan një heshtje të imponuar dhe se fjalët Gaza e Palestinë nuk thuhen si të ishin blasfemi, kur nuk janë të tilla.
“Heshtja është problemi i madh i së tashmes. Kjo këngë, ndoshta e keni vënë re, mbart me vete një paradoks, paradoksin në të cilin jetojmë sot. Nëse nuk e dëgjon tekstin, të vjen edhe për të kërcyer, por nuk është rastësi, është bërë enkas kështu; pastaj dëgjon tekstin dhe ajo që po dëgjon të ndalon për një çast. E dëgjon me vëmendje dhe ndalesh pak, pastaj e harron dhe rifillon të kërcesh. I ngjan pak ‘scrolling’ të realitetit tonë, asaj që bëjmë çdo ditë. Sot të rriturit bëjnë shumë më tepër zhurmë se fëmijët dhe kjo është gjëja që mua më duket shqetësuese. Mbi të gjitha është një heshtje që ia imponojmë vetes; disa gjëra nuk mund të thuhen, nuk mund të thuhet Gaza, nuk mund të thuhet Palestinë, sikur të ishte një blasfemi. Fakti që nuk mund të thuhen është blasfemi; blasfemia nuk është kjo, blasfemi është krejt tjetër gjë, është fakti që ato fshihen”, tha Meta.
Në natën e dytë të Sanremos, kur edhe u prezantua, “Stella stellina” u rendit në pesëshen më të mirë. Adriano Celentano i ka shprehur mbështetjen këngëtarit shqiptar duke e vlerësuar këngën si fituese.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
69.8%
-
Të gabuar
13.2%
-
Nuk kam mendim
17%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nata e dytë e Sanremo 2026 me emocione të forta, Ermal Meta renditet tek 5 artistët më të mirë
26 Shkurt, 08:10
-
‘Sanremo nisi me të tatëpjetën’, mediat italiane kritikojnë festivalin: E ka humbur magjinë! Conti: S’e kam tejkaluar veten, por jemi ende mirë
25 Shkurt, 15:46
-
‘Stella Stellina’, Ermal Meta prek me këngën në Sanremo, i dedikohet fëmijëve në Gaza (FOTO+VIDEO)
25 Shkurt, 07:03
-
Ermal Meta rikthehet në Sanremo si baba, një këngë për fëmijët e luftës në Gaza
11 Shkurt, 10:59
-
Sanremo 2026/ Drejtori artistik Carlo Conti, publikon emrat e tridhjetë artistëve që do të konkurrojnë në festivalin prestigjoz: Ka një larmi të jashtëzakonshme muzikore
30 Nëntor 2025, 15:21
-
Itali/ Drejtoi orkestrën e Sanremos për 30 vjet, ndërron jetë Peppe Vessicchio
8 Nëntor 2025, 17:12
-
Nga fëmijëria e tij në Shqipëri, rënia e regjimit komunist dhe mbërritja në Itali, rrëfehet këngëtari Ermal Meta: Nuk mund të dëgjoje muzikë të huaj
24 Gusht 2025, 18:59
-
Ermal Meta koncert në skenën 2300-vjeçare të Butrintit: Vend magjik! Ambasadori italian: Këngëtari, thesar shqiptar i zbuluar nga Italia! Simboli i lidhjes tonë
8 Qershor 2025, 10:04
-
Koncerte e ekspozita, Java Kulturore Italiane në Shqipëri! Ermal Meta nis turneun e tij ‘LIVE 2025' nga Butrinti
2 Qershor 2025, 10:43
-
INTERVISTA/ Ermal Meta: Së shpejti do të kemi pranë nesh dy vajzat tona të tjera, deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri! Kur i njohëm, nuk mundëm t’i adoptonim
26 Prill 2025, 12:06
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt 2025, 07:50
-
Nata e dytë e Sanremos plot emocione, shpallen 5 finalistë
13 Shkurt 2025, 11:46