Një këshillë miqësore për studentët protestues
Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit
Mos përfillni dhe mos u jepni hapësirë as për të folur elementëve partiake, mos u konfrontoni me ta, sepse ata atë duan. Institucionalizoni një grup kontakti në mënyrë demokratike. Dy përfaqësues nga çdo fakultet, duke krijuar një Asamble të Protestës, PA Kryetar. Godisni fort PS, PD, LSI dhe mbështetësit e tyre, kështu demaskohen dhe largohen vetë.
Duhet një Asamble serioze për të organizuar kërkesat që keni, daljet në Tv dhe organizmin e protestës. Përsëris miqësisht, nga 2 për çdo Fakultet, kjo është demokracia dhe përfshirja e vërtetë. Godisni fort, PS, PD, LSI si autorë dhe bashkëfajtorë të situatës ku ka degraduar sistemi arsimor.
Ju nuk jeni Dhjetori i dytë, për mua jeni i pari!!! Se dështoi i pari, erdhët Ju. Dhe e fundit, koka e qelbit të kesaj situate është Ligji Nr. 80/2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. Ligj i cili është bërë pa prezencën dhe mendimin tuaj, këtu qëndron gjithë korrupsioni, VKM-të dhe rregullat korruptive që erdhën më pas.
Dekanët e Fakulteteve si dhe të Shkollave të Mesme si dhe të 9-vjeçarëve dhe të Kopshteve dhe çerdheve janë militantë partiakë dhe kjo është tmerr.
Mendoj se kërkesat janë vetëm 2, për më tepër që situata është radikalizuar dhe jo për fajin tuaj:
1. Shkarkimi i Ministres së Arsimit
2. Rikonceptimi i Ligjit për Arsimin e Lartë me pjesëmarrjen tuaj. Buxhetet, kuotat, Kartat e Studentit, pjesëmarrja në borde etj.. janë pasoja, shkaku është Ligji.
P.S Përgjatë aktivizimit tim rreth 20-vjeçar ruaj respekt për OP dhe konseguencen e saj në gjithë këtë bombë arsimore dhe sociale që plasi tani, vajzat kurajoze të OP-së me vezë dhe bojë të kuqe por dhe me thirrje kurajoze ja kanë prishur rehatinë pushtetit, ndaj t'i denigrosh sot, nuk ke as luksin që të përçash por as moralin dhe mungesën e mirënjohjes.
Duhet bashkim!
Përçajnë vetëm ata që janë të shitur!
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Brizida Gjikondi: Ku po shkon e dashur Jorida?!
20 Tetor, 09:42
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor, 08:45
-
Brizida Gjikondi letër të hapur zonjës Lindita Nikolla: Pr/ligji 'Për shëndetin seksual dhe riprodhues' , porta e ferrit të degjenerimit që i ofrohet të rinjve shqiptarë si normalitet
14 Maj, 19:23
-
'Rithemelimi ka primare interesat personale jo të qytetarëve', analistja Gjikondi: Kamikazët Noka e Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar
17 Mars, 15:08
-
Lirimi i Malltezit, Gjikondi: Pas apartamentit, skandalin e thellon miqësia e gjyqtares me Argitën! Gënjeu Vetingun, tha s’kam lidhje me Homeplan! KLGJ paragjykon të vërtetën
23 Nëntor 2023, 17:37
-
Brizida Gjikondi: Gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin, shoqe e Argitës
22 Nëntor 2023, 21:44
-
Varfëria morale e Kombit shqiptar dhe Shenjtja Nënë Terezë!
4 Shtator 2023, 08:39
-
Gjikondi: Jo Beleri dhe Micotaqis por Berisha dhe Meta janë Hamzajt e Shqipërisë!
18 Gusht 2023, 20:02
-
Rama ndryshon kupolën e PS-së, Gjikondi: Tregon pakënaqësinë e kryesocialistit! Meçe: Do të ketë lëvizje dhe në qeverisje
26 Korrik 2023, 21:42
-
Gjikondi në ‘Repolitix’: Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve! Topollaj: Skandal korruptiv
18 Korrik 2023, 22:33
-
Gjikondi në Report Tv: Ahmetaj loboi që mos t’i hiqej mandati! Tradhtoi partinë prandaj po mbrohet nga Berisha-Meta! Po Bardhin dhe Salianjin ku i çon mushka?
11 Korrik 2023, 18:00
-
Tensionet në veri të Kosovës/ Kollçaku: Shtimi i forcave të NATO-s, garanci që konflikti të kufizohet! Gjikondi: Kurti e ka futur politikën shqiptare në qorrsokak
30 Maj 2023, 18:13