Një kujtesë për Trump, edhe gjeniu
Ajnshtajn e Rita Ora ishin emigrantë

Një kujtesë për Trump, edhe gjeniu<br />Ajnshtajn e Rita Ora ishin emigrantë
Donlad Trump ka nënshkruar një urdhër që ndalon për 120 ditë futjen e emigrantëve nga Irani, Iraku. Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Por pjesa më e madhe e refugjatëve detyrohen të lenë vendlindjen e tyre për shkak të konflikteve dhe persekutimit, e kjo ka ndodhur edhe me njerëz të suksesshëm për të cilët pak njerëz e dinë nga vijnë.
 
Rita Ora është një prej tyre, edhe pse gjithmonë ajo ka deklaruar se është nga Kosova ka ende njerëz që nuk e dinë se ajo u largua nga vendi i saj drejt Anglisë vetëm kur ishte 1 vjeç.
 
Fizikanti Albert Einstein la Gjermaninë për SHBA në vitin 1933 që të arratisej nga partia naziste. Gjatë zhvendosjes gjeniu ka thënë edhe shprehjen e famshme: “ Do doja të jetoja në një vend ku liria politike dhe toleranca është e barabartë për të gjithë”.
 
Personazhe të tjerë të suksesshëm që kanë emigruar nga vendet e tyre drejt Amerikës, Anglisë apo vendeve të tjera Europiane janë topmodelja Alek Wek, aktorja Mila Kunis, legjendari Freddie Mercury, supermodelja Iman, këngëtarja Gloria Estefan, sekretari i shtetit Henry Kissinger, aktorja Marlene Dietrich,  Madeleine Albright, e para femër sekretare e Shtetit Amerikan, këngëtarja M.I.A., psikoanalisti i famshëm  Sigmund Freud apo këngëtarja Regina Spektor.


[gallery]20880[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

 Makina del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, zhduket drejtuesi i mjetit! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai

Makina del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, zhduket drejtuesi i mjetit! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai