Një lajm i mirë për ekonominë e vendit

Një lajm i mirë për ekonominë e vendit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se nafta dhe dhe gazi të zbuluar në Shpirag, nga kompania e cila hyri në Shqipëri në vitin 2015 do të dalin në treg. Ky - thotë Rama - është një lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit.

'Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag. Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera", shkruan Rama.

Në vitet 1989-1990 është kërkuar naftë duke u realizuar në rrëzë të Shpiragut. Saktësisht në fshatin Mbreshtan një pus rreth 5000 metër por që pësoi avari në fund. Punimet u ndërprenë për shkak të ndryshimit të sistemit. Rreth 10 vite më parë një kompani amerikane në të njëjtin vend dhe të njëjtën thellësi arriti të gjente një shtresë të konsiderueshme naftëmbajtëse. Por investimi ju shit kompanisë britanike Shell që sa duket tashmë ka realizuar një tjetër sukses me një pus tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 24/05/2019 18:20

    Lajm i madh...sot e publikuan disa media dhe tani edhe vet Kryeministri...Por shqiptaret duan transparence lidhur me çfrytezimin e pasurive te tyre kombetare, ku nafta zen vendin e pare. Konkretisht si ndahet fitimi midis shtetit dhe koncensionarit etj... pra duam te dime cili eshte efekti direkt ne ekonomine tone kombetare, ne rritjen e pagave, pensioneve,sherbimeve, investimeve etj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre