Edhe Shiroka do të preket nga projektet për transformimin e saj, në atë që quhet Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane. Pas Vlorës, e cila tashmë e ka fakt Lungomaren, dhe Sarandës investim i cili u paralajmërua të nisë nga shtatori, edhe Shiroka do të ketë, shëtitore në vijën e saj të Liqenit, Lungolago.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e punës në Shirokë të Shkodrës, vend ku ionvestimet mungojnë prej vitesh.
"Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese. Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës", shkruan kreu i qeverisë në Facebook.



-
Mos betononi bregdetin e virgjer shqiptare ruajeni e mbani naturale se nje dite do tju mallekoje zoti nuk i duhet shqiptareve betoni por natura e paster. Mos béni si ketu ne France qe kane kane betonuar bregdetin dhe tani mallekoje veten qe e kane bere ? Garde le mer naturel ce là santé et beauté et de albanais
Përgjigju -
bravo. Nje veper e madhe do te dali sidomos per shkodranet qe e kane te nevojshme
Përgjigju-
shoku shkodranet ne radhe te pare duhet me msu se si me ec me biciklet se kur shkon ne shkoder te ngjan vetja si me kene ne Pakistan o bangladesh pa kultur
-











Komente
Komento