Dashnor Sula ishte një nga deputetët protagonistë të përplasjeve në Kuvend gjatë seancës së fundit plenare ditën e djeshme, kur deputetët e PD-së vijuan aksionin jashtë Kuvendit.

Ai sqaroi më shumë në Studio Live se ç’ndodhi ditën e djeshme. Për Arbër Hitajn ai u ndal në dy momente, ku kulmorja ishte me deputeten e PD-së Elda Hoti.

'Nuk është absolutisht për të bërë qejfin por të vlerësoj si gazetar si zë i pastër i drejtë dhe pa ndikim. Do doja të njëjtën qasje të kisha dhe unë, ti që më njeh e di që e kam të shenjtë të vërtetën. Do doja të isha i drejtpërdrejtë. Dje janë përpos gjërave të tjera, mjafton dy momente, i pari me hyrjen në parlament të deputetëve burra dhe gra që ishin të papërjashtuar, u pamundësua për 30 minuta te kordoni dhe brenda në korridor.'

Sipas Sulës skena brenda sallës ku gardisti po ndalonte Elda Hotin është një skenë e turpshme dhe e cilëson gardistin si një maskara.

'Pastaj vazhdojmë brenda, jam baba, jam edhe bashkëshort por atë skemë të turpshme me kolegen Elda Hoti e gjitha shoqëria duhet të kishte reagim. Garda e organizuar dhe ka detyrë të përcaktuar sipas ligjit dhe rregullores për të siguruar të gjithë kur shkelet ligji nga deputetët. Dhe pikërisht për ti paraprirë garda ka në shërbim burra dhe gra gardiste në sallën e parlamentit. Si mund të ndodhi, kush i shtyn që të vërë një burrë i pisët dhe maskara të preki një femër, që spo them më tepër se janë pamjet filmike, në një kohë kur aty ishin gardistet gra femra që për çdo veprim do kishte ndërhyrje.

Zonja Hoti nuk kishte kallashnikov që po rrezikonte jetën. Bëhet fjalë për një shishe acetoni grash femrash, kaq ishte. Duhej një mashkull gardist, maskara me ato skena provokuese të turpshme. Rilindja nuk tenton të kërkojë një falje. E patë ministri i brendshëm por bënte aktin e ekspertizës duke i nuhatur, një kalama. Një kalama i emëruar, bën këto sjellje dhe ato veprimesh që nuk i bën dot një ministër i brendshëm që të irriton. Sot e kanë kallëzuar zonjën Hoti në SPAK.'

Më tej shpjegon dhe momentin kur brenda oborrit të Kuvendit u fut FNSH

'Sfidoj këdo për FNSH që hyjnë brenda territorit që është ndaluar me kushtetutë, që kompetencën territoriale e ka garda e republikës. Kam videon që tregon qartazi se si kanë hyrë pa asnjë kërkesë nga garda, si rreshtohen, qetë në qejf të vetë. Shikojini. Pa asnjë moment kushte emergjence. Ishin disa komandantë të gardës, isha i pari që e konstatova, ndërhyrja e FNSH reagova në mënyrë instiktive dhe i drejtova në drejtim të tyre. Ishin me një urrejtje, sepse po shkonim tek godina e parlamentit dhe nuk po lejonin të shkonim në vendin tim.'

Por si përfundim ai dhe deputetë të tjerë janë kallëzuar në SPAK për kundërshtim ndaj punonjësit të policisë.

'Nuk jemi në SPAK për korrupsion, për vjedhje, dhe na çojnë këto. Por duan të mbulojnë atë që sthuhet. Është e turpshme, i mëshiroj këto me sjelljet e tyre.'