/ ATSH / - Veprimtaria e përvitshme letrare "Mbrëmjet e poezisë së Ratkoviçit" në Bjello Polje (Mali i Zi),  iu kushtua autorit shqiptar, Ridvan Dibrës.
Me këtë rast u bë edhe prezantimi i romanit të tij "Stina e ujkut", përkthyer para pak kohësh në gjuhën malaziase nga Nikollë Berishaj.

Një nga diskutimet rreth librit ishte edhe ai i shkrimtares dhe studiueses Bllaga Zhuriq duke cituar një thënie të famshme të Tolstoit : "Gjithçka që kam kuptuar ndonjëherë, e kam kuptuar sepse kam dashur", shkruante Tolstoi.

Ridvan Dibra është autor i disa veprave letrare dhe i njohur në rrethet akademike malazeze. Me elementë të legjendës, përrallës, mitit apo fabulës, Dibra ndërton një rrëfim romantesk me një intrigë jo të zakonshme dhe një ngjarje të mundshme si te "Dhëmbi i bardhë" i Xhek Londonit, mitin për ujkonjën që është kujdesur për Romulin dhe Remin. I tërë romani është me simbole.

Që nga titulli deri te fjalia përfundimtare. "Çdokush që i shkakton dhembje tjetrit, i bën keq vetvetes. Çdokush që ndihmon tjetrin,  ndihmon vetveten", filozofon Dibra.