Një mënyrë fantastike për të shijuar
limonët në versionin e karamelizuar
Këto ëmbëlsira të vogla janë fantastike për t’u shijuar e më të dashurit në familje, mund të ofrohen si gosti ndaj miqve, por tani që festat e fundvitit po afrojnë ato mund të ofrohen edhe si dhurata gjithashtu.
Këto ëmbëlsira të vogla janë fantastike për t’u shijuar e më të dashurit në familje, mund të ofrohen si gosti ndaj miqve, por tani që festat e fundvitit po afrojnë ato mund të ofrohen edhe si dhurata gjithashtu.
Limoni është një agrume plot vlera dhe përfitime për shëndetin tonë.
Ai ka një shije të mirë pavarësisht kundërshtarëve që nuk e durojnë athtësinë e tij.
Sa herë ju ka ndodhur që nga dëshira e madhe për të ngrënë limon, e keni ngjyer atë me sheqer?
Limoni bashkë me agrumet e tjera përdoren shumë në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe shurupëve sepse kanë një aromë karakteristike të thellë e të mprehtë.
Me recetën e rekomanduar nga AgroWeb.org do të keni mundësi të shijoni feta të karamelizuara limoni sa herë që t’ju shkojë mendja për agrume apo ëmbëlsira.
Përbërësit e kësaj recete janë të thjeshtë.
Përgatitja e limonëve të ëmbël është po aq e lehtë.
Përbërësit
3 limonë
2 gota me sheqer
1 gotë e gjysmë me ujë
Udhëzimet
Prijini limonët në feta të holla dhe hiqni farat
Ngroheni ujin në një tenxhere të madhe.
Shtoni sheqerin dhe lëreni të shkrihet ngadalë në një temperaturë mesatare.
Sapo lëngu të fillojë të ziejë shtoni fetat e limonit.
Lërini të ziejnë për një orë
Rrotullojini fetat e limonit çdo 15 minuta.
Pas një ore hiqini fetat e limonit nga shurupi dhe vendosini mbi një letër kuzhine
Lërini të përthahen për 24 orë.
Më pas futini në një enë të mbuluar duke vendosur limonët dhe letrën e kuzhinës në shtresa që të parandaloni ngjitjen mes fetave
Futeni enën në frigorifer
Në këtë mënyrë, fetat e limonit mund të zgjasin për 2-3 javë.
Nëse dëshironi të keni një shije më superior, spërkatini fetat e limonit me pak sheqer pluhur përpara se t’i servirni.AgroWeb

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39