‘Diva Show’ ishte suksesi që bashkoi 4 yjet e muzikës shqiptare Irma Libohovën, Eneda Tarifën, Rovena Dilon dhe Besa Kokëdhimën. Një suksesi i padiskutuar ishte show i këngëtareve, të cilat dhuruan spektakël dhe bënë që të ftuarit të kalonin një mbrëmje të paharrueshme.
Si gjithmonë ‘hajmalia’ e koncerteve të Enedës është Aria e vogël, e cila e është gjithmonë pranë të ëmës në daljet publike.
Aria është vetëm 5-vjeç, dhe sigurisht fjalori i saj nuk është pasuruar akoma me fjalë të zhargoneve profesionale. Në një video të shpërndarë nga Eneda në Instagram, është Irma ajo që përpiqet ti mësojë Arias të flasë fjalë të ‘vështira’ dhe shpejt.