Pas 4 netësh spektakël perdja ra. Mal Retkoceri është fytyra e re e Festivalit të Këngës në Shqipëri.
11 anëtarët e Jurisë së këtij edicioni të 62-të të kryesuar nga kompozitori dhe autori Shpëtim Kushta bënë përzgjedhjen e tyre në një garë me 31 pjesëmarrës.
Jo vetëm juria me Retkocerin, por edhe votat e publikut përmbysën të gjitha parashikimet, që të çonin drejt Elsa Lilës.
Besa Kokëdhima me “Zemër n’dorë” me muzikë të sajën e Kledi Bahitit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024.
Me tekstin që mban firmën e Rozana Radit dhe Petrit Sefajt këndohet historia e një zemre të lënduar që tenton të ringrihet.
I përzgjedhuri i jurisë Retkoceri, kishte tërhequr vëmendjen e publikut prej natës së parë për shkak të paraqitjes së tij të diskutueshme skenike. Ndërkaq që vend për diskutim lë edhe reagimi i tij pas marrjes së kupës.
“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri pas vlerësimit me çmim të parë.
Debutanti Retkoceri ka firmosur çdo element të këngës së tij “Çmendur”, nga fjala te muzika, që ishin dhe shinat e premtuara mbi të cilat do të ecte kjo ngjarje.
Poezinë e të riut nga Prishtina, djalit të këngëtares Violetë Kukaj, mediet e Kosovës e lidhin me historinë personale të ndarjes së prindërve të tij, që ka përfunduar deri në emisionin “Shihemi në gjyq”, por vetë Retkoceri nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë.
Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjocin, ndërsa Shpat Deda u rendit nga Juria në vend të tretë.
Prezantimi i Festivalit iu besua Kledi Kadiut, Adriana Matoshit, e disa shoqëruesve të tjerë tjerë.
-
Turp e faqja e zez, cdo gja mund te quhet po festival i muzikes Jo, asht nje fasade e bukur, por qe Brenda nuk Ka kurgja.Bir Selman i nanes qa me't qa ma par.
Përgjigju -
Kënaqësia e dikurshme percjelljes së Festivalit te Kënges, keto vitet e fundit èshte kthyer ne një torturë per shikuesin dhe dashamirësit e këngeës e artit. Ky nuk eshte mã "festival" po të bërtitura të çmendurish.!
Përgjigju -
Katastrofee
Përgjigju -
Nje festival teper i dobet me nje regji te mbaruar dhe me kete te riun nga Kosova qe ishte i droguar,turp per ate cmim qe i dhane.
Përgjigju-
Shum e sakte
-
-
Nuk mund të quhet më,festivali i kënges,degjon vetë të çirrura,të berrtitura,të këndosh është tjetër gjë.Të vjen keq kur shikon që,çdo gjë e bukur u zevëndesua me gjēra të shëmtuara,Në vënd që tē ecim përpara ,po ecim mbrapa,ma shumë shumē mbrapa.
Përgjigju -
Edhe kenga si gjithe te tjerat, lemeri. Cfare te thuash per Shqiperine tone, gjynah!
Përgjigju-
Kenget nuk mund te jene te gjitha ballada .Ka te zhanrit rok ,tempolare , pop, etj.Kenga fituese i takon " fustanit ",por jo muzikës jo melodioz e ridegjoni ku diletanti me perspektive ne te ardhmen degjohet sikur RECITON. Sepse melodia aspak e embel.Jo pak kujtojnë se mjafton ritmi i shpejte ,te zgjatura te zerit per te korrigjuar defektet e kompozimit.E tepruar prezantimi i dhjetra kompozitoreve kur fare mire 1 ,2 apo tre bejne dhe me te miren.Prezenca e zurise ( e tepruar numri ) ne te njejten hapësire me spektatoret e gabuar .Duhej ne llozha ,e me kufje per te ndjekur ma mire kengen.
-









Komente
Komento