Një ministre e lartë në Britani jep dorëheqjen

Një ministre e lartë në Britani jep dorëheqjen

Një ministre e lartë e partisë Konservatore në pushtet në Britani ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mendon se kryeministri është serioz për arritjen e një marrëveshje përpara Brexit-it. Ministrja e Punës dhe Pensionit Amber Rudd tha se kryeministri Boris Johnson nuk po punon për të siguruar një marrëveshje për tërheqjen nga BE-ja.

"Nuk ka prova të një marrëveshje", tha zonja Rudd. "Nuk ka negociata të tjera zyrtare që po ndodhin".

Ministrja Rudd thotë në letrën e saj të dorëheqjes: "Iu bashkova kabinetit tuaj me vullnet të mirë: duke pranuar se alternativa e daljes ‘pa marrëveshje’ duhet të ishte në tryezë si një mjet për të patur një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje të re për t’u larguar më 31 tetor". Por "qeveria po shpenzon shumë energji duke u përgatitur për t’u larguar ‘pa marrëveshje’ dhe nuk po shoh të njëjtin nivel intensiteti në bisedimet tona me Bashkimin Evropian"./VOA/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite